E Shtunë, 31 Tetor 2026

Soldado me Valencian deri më 2017

Sulmuesi Roberto Soldado ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me Valencian që do ta mbajë atë në klub deri më 2017. 27 vjeçari, kapiten i ekipit ka shënuar 35 gola pas transferimit në klub nga Getafe dy vite më parë.

“Kontributi i tij ka qenë fantastik, të gjithë kanë qenë dëshmitar”, deklaroi presidenti i Valencias, Manuel Llorente.

“Karakteri i tij fitues e bënë figurë kyçe të ekipit dhe pikë referimi për tifozët”, shtoi ai. Valencia përfundoi e treta në La Liga prapa Real Madridit dhe Barcelonës dhe siguroi kualifikimin e drejtpërdrejtë për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›