Sollaku Vendimi qe do te nxjerre KQZ per Tiranen i paligjshem

Pyetje Z. Sollaku si njohes i ceshtjeve kushtetuese pasi keni qene anetar i stafit teknik te hartimit te saj profesor edhe i te Drejtes Kushtetuese cmund te na shpjegoni shkurt ne aspektin kushtetues dhe ligjor mbi debatin per vlefshmerine e votave te hedhura ne kutine e gabuar
Duhet patur parasysh se demokracia eshte para se gjithash procedure. shte pikerisht ky dimension i saj qe mundeson funksionimin e shtetit. Nga nje qasje moraliste dhe utopike qeverisja dhe formalizimi i pushtetit do te ishte e pamundur te behej nga vete populli drejtperdrejte. Natyrisht qe ne epoken moderne ne te cilen jetojme kjo nuk eshte efektike per te mos thene qe eshte e pamundur.
Prej ketej rrjedh edhe perparesia qe sistemi dhe kushtetuta i ka dhene demokracise perfaqsuese. Kjo zgjedhje ka nje minus te formes morale faktin qe pushteti eshte produkt i vullnetit te shumices se thjeshte te votave te zgjedhesve qe i pergjigjen ketij obligimi qytetar. Me te drejte mund te shtrohet pyetja se perse shumica e thjeshte 50 -1 Dhe perse shumica e thjeshte e atyre qe votojne dhe jo e te gjithe trupes elektorale.
Perse pjestare te trupes elektorale jane vetem qytetaret shqiptare mbi 18 vjec me zotesi juridike per te vepruar. Perse jo edhe qytetaret e nje moshe inferiore nga kjo perse jo edhe shtetasit e huaj me banim te perhershem ne vend Mund te shtrohen ne lidhje me kete ceshtje edhe dhjetra pyetje te tjera. Por te gjitha kane nje pergjigje te thjeshte se keshtu kemi vendosur.
Keto jane rregullat te njohura te pranuara e te vlefshme per te gjithe. Qe ketej buron edhe postulati qe po e perseris se demokracia perpara se gjithash eshte procedure.
Perse e theksoj kete Sepse aktualisht procesi zgjedhor vendor ne Shqiperi duket se
po lengon neper qerthujt procedurale te ligjit. Mesa po shohim nje numer i panjohur por
gjithsesi shume i vogel votash jane hedhur ne kutine e gabuar. A do te konsiderohen ato te vlefshme apo jo Pertej praktikes se derisotme te zgjedhjeve ne vend qe i ka konsideruar te pavlefshme do te thoja se sidoqofte ato jane problematike persa kane nxitur debat.
Pranohet qe ato nuk jane hedhur ne kutine perkatese por a eshte ky fakt i parendesishem apo i tille qe ndikon thelbesisht mbi keto vota Po e le per nje cast pergjigjen pa e dhene per te hapur nje tjeter paranteze per te sqaruar se cfare eshte e drejta e votes Pranohet ne teorine e te drejtes kushtetuese se e drejta e votes gjithashtu eshte nje akt procedural qe ne vetvete dhe i shkeputur nga konteksti nuk
ka asnje vlere. Perndryshe si nje shpalosje e nje prej dimensioneve kryesore te se drejtes se shprehjes se mendimit permes instrumentit te votes qytetari ushtron te drejten e tij themelore te sovranitetit.
Pra e drejta fundore baze eshte pikerisht ajo cka parashikon kushtetuta se sovraniteti i takon popullit. Permes ketij instrumenti qytetaret zgjedhin perfaqesuesit e tyre ne qeverisjen e shtetit. Le te kthehemi tek situata konkrete. Nje numur prej ketyre qytetareve prej padijes papergjegjshmerise apo me koshience te plote kane gabuar ne proceduren e materializimit te ketij vullneti. Kjo eshte e qarte ata kane gabuar.
Rrjedhimisht do te pasojne edhe konsekuencat. Demokracia sic thashe me larte eshte procedure eshte rregulla. Perndryshe do te kishim vendosur qe te gjitha votat te hidheshin ne nje kuti te vetme. Nese ky rregull do te ishte parashikuar njohur dhe
pranuar nga te gjithe ose nga shumica dermuese atehere nuk do te kishte problem. Por mire a keq u vendos ndryshe. Perse Besoj se per te siguruar nje dalje sa me te shpejte e te sigurte te rezultatit te zgjedhjeve.
Veprimet e kunderta cojne sikunder po cojne ne vonim te rezultatit dhe ne venien ne dyshim te ndershmerise se procesit e te vete rezultatit. Rrjedhimi me i keq i kesaj ngjarje eshte delegjitimimi i vete demokracise si menyre organizimi shoqeror. Per ta mbyllur mendoj se shmangia e procedures me justifikimin populist qe zeri i cdo qytetari duhet te degjohet e thene ndryshe gjasme respektimi ne ekstrem i demokracise po prodhon destabilitet dhe mosbesim te demokracia. A mund te quhet kjo fitore Natyrisht mendoj qe jo.
Si do ta vleresonit procesin e zgjedhjeve vendore ne Tirane dhe cmendoni per menyren e te vepruarit te KQZ-se me atributet e KZAZ-se ne Tirane
Duhet te qartesojne cfare ka ndodh ne realitet Te gjithe e pame se ne pergjithesi votimi
nga qytetaret si dhe numerimi i votave u be korrekt. Kjo fale edhe prezences se nderkombetarve ne disa pika te nxehta ne Tirane. Gjithshka qe ndodhi u administrua u shkrua ne procesverbalet perkatese te miratuara nga KQZ-ja dhe mbi ato rezultate secili Komision Zonal prane cdo njesie ne Tirane njoftonte publikun subjektet dhe KQZ-ne per rezultatin. Gjithashka ka qene transparente. Bile edhe vete KQZ-ja ne fund te numerimit ne njesine numer pese ne Tirane mbi bazen e sinjalizimeve qe i shkuan nga media beri reflektimin e rezultatit duke e saktesuar ate.
Llogarite e te gjithe te interesuarve ne proces nxirrnin Ramen fitues me 10 vota para. Pikerisht ne kete moment kemi nderhyrjen e Kryministrit dhe te kandidatit te PD-se qe duke mos u pajtuar me rezultatin deklaruan se do presim KQZ-ne sepse jane hedhur flete votimi ne kutite e gabuara. U orientuan perfaqesuesit e PD-se ne komisione
pas mbylljes se procesit qe ne pamundesi per te vene dore ne procesverbalet e firmosura te plotesonin disa protokolle per ti quajtur te kontestueshme votat qe me pare i kishin konsideruar te pavlefshme.
Duke mos patur asnje rruge ligjore per te ripare vendimet e tyre u sajuan ankime me qellim futjen ne loje te KQZ. Mbi bazen e kesaj strategjie filloi hapja e kutive dhe doli ai rezultat ne tavoline qe tashme dihet dhe qe per mendimin tim eshte i paligjshem.
Pyetje KQZ justifikon veprimin e saj duke pretenduar se ajo ka vepruar si KZAZ....
Persa i perket veprimtarise se KQZ-se ne kete faze duhet ti referohemi Kodit Zgjedhor.
Sipas nenit 122 pika 6 KQZ vepron si KZAZ vetem per te nxjerre rezultatin per Kryetarin
dhe Keshillin Bashkiak te Tiranes. Ky rezultat nxirret vetem mbi bazen e tabelave te rezultateve qe kane plotesuar te gjitha KZAZ-te e Tiranes dhe qe ja kane derguar KQZ-se. Pra per tah thene me thjesht KQZ ben vetem detyren e nje llogaritari duke mbledhur shumat e votave te shkruara ne cdo procesverbal. Vec kesaj kompetence KQZ-ja nuk mund te ushtroje asnje kompetence tjeter qe Kodi Zgjedhor ja ka dhene KZAZ-se.
Bile KQZ ka vepruar si KZAZ me kutite e minibashkive ne nje kohe qe Kodi thote qe ajo duhet te merret vetem me rezultatin e Kryetarit dhe Keshillit te Bashkise se Tiranes dhe ne variantin me te mire per te duhej te merrej me kutite e votave per Kryetarin dhe Keshillit Bashkiak te Tiranes. Nese ka pretendime per vendimarrjet e KZAZ-ve subjektet kane te drejten e ankimit ne KQZ. Por si ankimi dhe shqyrtimi i ankimeve nga KQZ-ja eshte nje faze pasi te jete nxjerre rezultati per Tiranen nga ana e KQZ-se.
Prandaj gjykoj se menyra e te vepruarit te KQZ-se duke u justifikuar se po vepron si KZAZ eshte i kunderligjshem. Nga ana tjeter duhet patur parasysh qe Kodi Zgjedhor parashikon qe subjektet kane te drejten e ankimit administrativ ne KQZ dhe ankimit gjyqsor prane Kolegjit Zgjedhor. Si kane rrjedhur gjerat subjektet kane humbur te drejten e ankimit administrativ ne KQZ per vendimet e kesaj te fundit ne rivleresimin e
votave. Ose nese do te lejohet do te jemi ne nje situate paradoksale dhe antikushtetuese. Kjo sepse KQZ nuk mund te gjykoj ankimet ndaj vendimeve te saj qofte edhe kur vepron si KZAZ.
Prandaj rruga ligjore do te ishte qe KQZ te shpallte rezultatin per Kryetarin dhe
Keshillin Bashkiak te Tiranes dhe te priste ankimet e subjekteve ne lidhje me vendimet e
marra nga KZAZ-te.
Pyetje fare thuhet konkretisht ne Kodin zgjedhor per votat e hedhura gabim
shte e vertete se ka nje diskutim te gjere ne opinon publik nese duhet konsideruar
te vlefshme per tu numeruar e llogaritur ne rezultatin final votat e hedhura gabim ne
kuti te tjera apo jo. Une gjykoj se perfshirja e ketyre votave do te ishte e paligjshme per
shume arsye ligjore qe i gjejme ne Kodin Zgjedhor. Ky Kod parashikon ne nenin 106
pika 2 detyrimin qe zgjedhesi duhet ta hedhe fleten e votimit ne kutine perkatese te votimit. Ky rregullim i Kodit pra hedhja e votes ne kutine perkatese dhe jo diku tjeter si element i procesit te votimit eshte nje veprim personal i cdo votuesi. Pra votuesi duhet ta hedhe voten personalisht dhe atje ku duhet.
Me te drejte shtrohet pyetja se cfare ndodh nese vota nuk hidhet ne kutine e duhur Edhe kete pergjigje na e jep Kodi. Sipas nenit 117 paragrafi trete germa a do te quhen vota te pavlefshme fletet e votimit qe nuk kane te njejten madhesi ngjyre ose forme me fleten e votimit te miratuar nga KQZ-ja dhe qe gjenden ne kutine perkatese.
Fletet e votimit per Kryetarin dhe Keshillin Bashkiak te Tiranes qe jane gjetur ne
kutite e votimit per minibashkite e Tiranes jane te ndryshme si ne madhesi ne ngjyre
dhe ne forme. Duke qene keshtu nuk ka vend per diskutim te metejshem pasi ato duhej te konsideroheshin te pavlefshme.Dhe ne fakt keshtu kane vepruar KZAZ-te dhe grupet e numerimit te majte dhe te djathte.
Pyetje Kreu i PD-se aktualisht kryeminister thote qe duhet numeruar cdo vote para se te dale rezultati. A gjeni ndonje gje qe nuk shkon ne kete deklarim
Pergjigje Kam pershtypjen se ky deklarim eshte nje hile si shume te tjera te ketij Kryeministri. Askush nuk ka kundershtime per numerimin e votave te qytetarve
te Tiranes. Por ato me kohe jane numeruar nga grupet e numerimit rezultati i te cilit
eshte shkruar ne procesverbalet perkatese. Ate qe beri KQZ-ja nuk eshte numerim por
rivleresim i votave. Nderkohe qe KZAZ-te bazuar ne Kod dhe ne precedentet e krijuar
bile bazuar edhe ne udhezimet e vete KQZse i kane konsideruar te pavlefshme votat
e gjetura ne kutite e gabuara. Nderkohe qe KQZ pas daljes se rezultatit nga grupet e
numerimit ndryshon qendrim dhe i konsideron te vlefshme. Mendoj se ky qendrim bie
ndesh me Kodin Zgjedhor jo vetem persa i takon anes proceduriale ne kete faze te procesit por edhe persa i perket anes materiale thelbit te ceshtjes.
Pyetje Kemi nje pershkallzim te keqesimit te situates politike ne vend. fare pritet te ndodh sipas jush
Une gjykoj se pavaresisht shkeljeve flagrante te ligjit nga KQZ duhet pritur gjykimi
i ankesave nga ana e Kolegjit Zgjedhor. Pavaresisht se ne zgjedhjet e vitit 2009 pati vendime zhgenjyese nga ai kolegj kam parasysh ketu rastin e gjykimit qe lidhej me kerkesen e dy anetarve te KQZ per hapjen e kutive verej se gjate gjykimeve te ankesave per zgjedhjet vendore te tashme ka vendime pergjithsisht te bazuara ne ligj. Prandaj duhet pritur edhe vendimarrja e atij Kolegji. Besoj se pavaresisht trysnise politike dhe jo vetem politike qe do ushtrohet mbi ta ata do te dine te tregohen te
pergjegjshem profesionalisht dhe moralisht.