Nga vendi i origjines

Ekspozita nderkombetare e artit ne Bienalen e Venecias i tregon publikut me 4 qershor edicionin e 54. Ekspertet jane te paret qe kane nisur vezhgimin e pavijoneve te instaluara tashme me prurjet e artisteve nga bota kuruar nen nje mesazh te perbashket ILLUMInations.
Titulli i Bice Curiger kuratore e ketij edicioni gjen referenca sa me Iluminacionet poetike te Arthur Rimbaud-se Iluminacioneve Profane te pervojes surrealiste te alter Benjamin-it po edhe artit te doreshkrimeve mesjetare e filozofise iluministe perse te shekullit te dymbedhjete.
Performanca nen kete titull paraqitet ne Pavijonin Qendror ne Giardini dhe Arsenale ne qendren historike te qytetit. shte hapesire ekspozimi per 83 artiste. Nga keta 32 jane te rinj te lindur pas vitit 1975 dhe 32 jane artiste femra.
Kuratorja Curiger ka kerkuar qe per kater artiste te krijohet nje para pavijon me struktura arkitektonike dhe skulpturore qe jane realizuar per te te ftuar te punet e tjera te artisteve. Shume prej tyre i kane prodhuar veprat enkas per kete ekspozite. Monica Bonvicini James Turrell Nicholas Hlobo Norma Jean RH Quaytman Harun Mirza Loris Graud Carol Bove Gelitin Dayanita Singh Christopher Wool dhe te tjeret kane bere vepra te reja duke iu referuar drejtperdrejt temes qendrore.
Gjithsesi kjo eshte ekspozita nderkombetare e kuratorit. Organizatoret jane te kenaqur qe Bice Curiger ka konceptuar Bienalen e ketij viti. Ajo eshte historiane e artit kritike dhe kuratore e ekspozitave te nivelit nderkombetar. Me aktivitetin kuratorial prane galerise Kunsthaus te Zyrihut Curiger ka kontribut te vecante ne fushen e botimeve. Me 1984 themeloi revisten prestigjioze te artit Parkett dhe ishte kryeredaktore e saj. Prej vitit 2004 drejton revisten Tate etc te Tate Gallery te Londres.
Organizatoret vene ne dukje se eshte rritur ndjeshem pjesemarrja e pavijoneve kombetare. Ekspozita qe perbejne pavijonet kombetare eshte shpallur po aq e rendesishme per Bienalen e Venecias sa edhe ekspozita qendrore.
Presidenti Paolo Baratta thote per kete aspekt se pavijonet e vendeve jane nje tipar shume i rendesishem per Bienalen e Venecias. Nje formule e hershme e pranise se shteteve me e gjalle se asnjehere. Baratta shpreh bindjen se kuratoret perkates kane ditur te sjellin nje pasuri kulturore prej secilit vend dhe trajta te realitetit qe skane te bejne as me imazhet zyrtare e as me stereotipet.
shte hera e pare per Andoren Arabine Saudite Bangladeshin Haiti. Rikthehen pas nje mungese te gjate India 1982 Kongo 1968 Iraku 1990 Zimbabve 1990 Afrika e Jugut 1995 Kosta Rika 1993 Kuba 1995.
shte hera e dyte per Shqiperine. Pavijoni yne eshte organizuar nga Galeria Kombetare e Arteve dhe Ministria e Kultures me komisionier Parid Tefericin.
Kuratori Riccardo Caldura ka kuruar pjesemarrjen e 5 artisteve. Pak dite para kurorezimit kuratori italian ka bere te ditur rezultatin e kesaj pune. Ekspozita shqiptare mban titullin Geopathies. Me pjesemarrjen e artisteve Anila Rubiku Orion Shima Gentian Shkurti Eltjon Valle dhe Driant Zeneli.
Kuratori thote se pese artistet e ftuar jetojne ne Shqiperi dhe jashte saj kryesisht ne Itali dhe veprat e ketyre te fundit kane lidhje te ngushta me vendin e origjines. Kjo gjendje e vecante e distances dhe afrise sjell ndjesi te reja te cilave iu referohet titulli Geopathies i perbere nga dy fjale greke GE ose GEA toka dhe PATHOS pasion ndjesi.
shte nje shqyrtim i marredhenies ndermjet punes ndjenjes dhe kontekstit ky i fundit i kuptuar si teresi elementesh historike sociale kulturore dhe gjeografike te cilat perbejne fushen e nderlikuar te shahut te asaj qe sot nenkuptohet si toka atdheu vendi i origjines dhe i kthimit te mundshem. Duket paradoksale qe te flasesh per vendin e origjines si nje dimension qe sidomos per aq sa ka lidhje me artin bashkekohor po tregon se eshte perhere e me shume nderkombetar per kete arsye edhe global.
Caldura i cileson punet e artisteve te pavijonit shqiptar mekanizma te ndjeshem per regjistrimin e dallimeve dhe afrive me vendin e origjines. Me pavaresine e tyre te plote te gjuheve zgjidhjet formale dhe mundesite poetike pese artistet sjellin me shume intensitet marredheniet e tyre me vendin e origjines nje vend ne transformim te thelle ashtu sic eshte Shqiperia ne te vertete shprehet Caldura.
Anila Rubiku ka propozuar nje instalacion te ri Other countries. Others citizenships i realizuar me nje sere kapele burrash qendisur me kujdes nga duart e shume njerezve qe jane perfshire ne realizimin e projektit. Artistja qe jeton ndermjet Italise Frances dhe Shqiperise merret me thelbin e asaj cka mbetet prej vendit te origjines te njeriu qe ka merguar dhe eshte ballafaquar me kultura dhe popuj te tjere.
Nga peizazhet e reja te Orion Shimes del nje ballafaqim i forte me token nje rikthim i nostalgjise nje marredhenie e humbur me mjedisin i paprekur dhe i shpesh i mbuluar me bore here pas here me tone perrallore dhe nganjehere shqetesuese si ne punen e tij te fundit ku shfaqet trajta e nje kafshe.
Puna e Gentian Shkurtit eshte bazuar ne ndjeshmerine personale qe kane njerezit ndaj ngjyrave. Gentiani i jep forme ketyre ndjeshmerive te ndryshme dhe realizon me to nje peizazh ku ngjyrat shprehin preferencat ne menyre sasiore. Nje videodokumentar shoqeron punen dhe tregon metodologjine e realizimit te nje pikture te tille
Marinz eshte puna multimediale ne proces vizatime fotografi video instalacione te ciles Eltjon Valle i ka kushtuar disa vjet.
Artisti eshte bazuar ne kerkimin ne 32 m2 qe ka bere fushat e naftes se Patos-Marinzes.
Ne videon e Driant Zenelit trajtohet nje ngjarje qe eshte njeheresh utopike dhe e mahnitshme prekja e henes dhe kredhja ne te. I gjithe kerkimi i artistit i lindur ne Shkoder dallohet per fokusin ne aspekte te realitetit ne kufi te imagjinares dhe utopise.
Pavijoni shqiptar eshte instaluar ne nje hapesire qe inaugurohet per here te pare per publikun e gjere. Vendi i ekspozimit eshte Spazio Rolak Giudecca 211/b 30133 Venecia. Data e hapjes per publikun eshte 4 Qershor - 27 Nentor. Inaugurimi behet me 2 Qershor ora 18.30.