Somali, piratet rrembejne nje anije turke

Nje anije tregtare turke me 23 persona ne bord eshte marre peng nga piratet teksa lundronte ne brigjet e Somalise.
Lajmin e ka bere te ditur televizioni privat turk NTV, sipas te cilit rrembimi ndodhi ne oret e para te dites se sotme.
Nderkohe, agjencia turke e lajmeve Anadolu ne edicionin e saj on line thote se anija Horizon-1 ishte nisur nga Arabia Saudite dhe ishte drejtuar per ne Jordani.