E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somali rrembehen dy punonjes humanitare

Dy anetare te fondacionit Save the Children jane rrembyer nga persona te armatosur ne Somali.

Dy personat te rrembyer ne qytetin e Adados prane kufirit me Etiopine dyshohet se jane nje keshilltar britanik sigurie dhe nje punonjes vendas.

Korrespondenti i BBC ne Mogadisho Mohamed Mwalimu deklaron se pengmarrja vjen ne nje moment kur luftimet mes trupave qeveritare dhe rebeleve kane kaluar ne perdorimin e artilierise se rende.

Disa banore vendas i thane reporterit se nje grupi i moderuar islamik i lidhur me trupat qeveritare mori te premten ne mengjes kontrollin e qytetit qe dominohej nga nje lord i luftes.

Sipas te njejtave burime luftimet ne fjale u mbyllen me te pakten shtate persona te vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›