Reagon e ema e Ivanit te tmerrshem

Ivani im eshte djali me i bute dhe me i mire ne bote. Ai eshte i sjellshem dhe altruist dhe ka paguar per faktin se eshte nje njeri i mire eshte shprehur Fanika Bogdanov ne nje interviste per gazeten beogradase Alo.
Mendoj se ai eshte nje njeri i mire per te gjithe te tjeret pervecse per veten e tij ka shtuar ajo.
Ivan 30 vjec jeton me te emen ne nje apartament ne Dedinje nje lagje elegante ne kodren e Beogradit. I ati ka vdekur gjashte muaj me pare.
E ema ka pranuar se per te ishte shume e veshtire te shihte te birin duke nxitur huliganet ne stadiumin e Xhenoves.
Me telefonoi te enjten folem pak dhe me tha se eshte mire. Ndihem keq kur shoh ato qe shkruhen per djalin tim ju lutem te me kuptoni ka shtuar Fanika.
Nderkohe gjykata e qytetit te Xhenoves ka konfirmuar gjendjen e arrestit ndaj Ivanit i cili rrezikon deri ne 4 vjet burg per prishje te rendit publik.