Somali shperthim vetvrases ne kryeqytet

Një sulm vetvrasës u regjistrua gjatë mëngjesit të sotëm në kryeqytetin somalez të Mogadishut, me pasojë vdekjen e të paktën gjashtë personave.
Sipas raportimit të BBC-së, një makinë e mbushur me dinamit sulmoi një qendër stërvitore të policisë, ndërsa përveç viktimave, disa dhjetëra persona të tjerë janë plagosur, duke bërë të pritshëm numrin e rritjes së viktimave në orët në vazhdim.
Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për këtë sulm, i cili ndodhi rreth orës 5:30 me orën shqiptare. Në të shkuarën, militantë islamikë të grupimit të quajtur Al-Shabab janë fajësuar për këto ngjarje.