Westerwelle falënderon Iranin

Nga Express më 20 shkurt 2011 në ora 17:30
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, ka udhëtuar për në Iran, pas lirimit të dy gazetarëve gjermanë nga Teherani zyrtar.
Westerwelle ka falënderuar homologun, Ali Akbar Salehi, “për angazhimin e tij në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”.
Të shtunën, dy reporterët gjermanë u liruan, pasi drejtësia iraniane hodhi poshtë dënimin e tyre më 20 muaj heqje lirie.
Në këmbim të dënimit, ata u detyruan të paguajnë gjobën prej 50 mijë dollarësh.
Dy gazetarët ishin arrestuar në tetorin e kaluar, pasi kishin intervistuar djalin e Sakineh Ashtianit, gruas së dënuar për tradhti bashkëshortore.