Somali, sulmohet një kompleks i OKB-së
Një zyrtar i OKB-së në Wajid, 70 kilometra në veriperëndim të Baidoas, deklaroi se rreth dhjetë persona të armatosur rëndë, i kishin sulmuar gjatë natës. Kompleksi përdoret për të mbajtur ndihma humanitare.
"Pas disa minutash sulmi, rojet tona të sigurisë iu përgjigjën zjarrit dhe vranë tre prej tyre", deklaroi për Reuters zyrtari i OKB-së.
Një prej rojeve të sigurisë së kompleksit mbeti i plagosur, shtoi ai.
Një tjetër zyrtar i OKB-së deklaroi se nëntë punonjës të ndihmave u evakuuan në Kenia për arsye sigurie.
Agjencitë perëndimore të sigurimit kanë deklaruar se Somalia është kthyer në parajsën e militantëve islamik që komplotojnë sulme në rajon dhe më gjerë. Dhuna në vend ka vrarë më shumë se 18 mijë civilë qe prej vitit 2007 dhe rreth një milion persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Somalia është shkatërruar nga lufta civile 18 vjeçare dhe administrata e presidentit Sheikh Sharif Ahmed, kontrollon vetëm një pjesë të vogël të kryeqytetit bregdetar, Mogadisho.