E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetë, betohuni para Berishës

Deputetët e 4 viteve të ardhshme në Shqipëri, socialistë apo demokratë, do të betohen të gjithë para Sali Berishës, nëse duan të marrin mandatin e tyre si ligjvënës.

Kjo sepse regullorja e Kuvendit në nenin e parë të saj përcakton: “mbledhja e parë e legjislaturës së Kuvendit, deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, hapet dhe drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë”.

Me ditën e lindjes, 15 tetor të vitit 1944, Sali Berisha do të jetë sërish deputeti më i vjetër që do të lexojë tekstin e betimit të deputetit dhe më pas me radhë secili prej tyre do të ngrihet në këmbë para Berishës për të thënë "Betohem".

Në rast se Berisha nuk e pranon drejtimin e një seance të tillë, atëherë detyra i kalon Ethem Rukes, si deputeti i dytë më i vjetër në moshë, 2 vjet më i ri se kryeministri.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›