Somali uria mund te vrase 750 mije vete

Pothuajse 750 mijë persona mund të vdesin në Somali për shkak të përkeqësimit të thatësirës që mund të verifikohet në muajt e ardhshëm.
Alarmi është dhënë nga Kombet e Bashkuara, të cilat kanë shpallur edhe krizën e urisë në një zonë tjetër të vendit.
OKB thotë se dhjetra mijëra persona kanë vdekur për shkak të thatësirës në Afrikën Lindore, që ka qenë më e keqja në 60 vitet e fundit.
Bej është zona e gjashtë ku është shpallur zyrtarisht kriza e urisë, e cila ka përfshirë kryesisht jugun e Somalisë, të kontrolluar nga militantët e grupit islamik Al Shabab.
Rreth 12 milionë persona në të gjithë rajonin kanë nevojë për ushqime, deklaron OKB, që nënvizon se situata në rajonin e Bejit ka qenë më e keqja.
“Kuota e kequshqimit, kryesisht mes fëmijëve, në rajonin e Bejit është 58 për qind. Kjo është një kuotë rekord”, ka deklaruar zyrtarja e OKB, Grainne Moloney.
“Në total, 4 milionë persona janë në krizë në Somali, 750 mijë prej të cilëve rrezikojnë vdekjen në katër muajt e ardhshëm nëse mungon ndihma”, ka deklaruar Njësia për Sigurinë e Ushqimit.
Gjysma e personave që kanë vdekur janë fëmijë. Edhe vendet fqinje si Xhibuti, Eritrea, Etiopia, Kenia dhe Uganda janë prekur nga mungesa e theksuar e shiut.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga shendetesia Shëndoshja, faji i geneve të trashëgueshme
Ka persona të cilët duke ngrënë pak shëndoshen shumë dhe ka nga ata të cilët duke ngrënë shumë shëndoshen pak. Kjo do të thotë që njerëz të caktuar kanë të trashëguar që në lindje një prirje për të vuajtur mbipeshën. Mikroçip që lajmëron nëse rritet tumori
Ideohet një mikroçip që vendoset pranë tumorit dhe kontrollon rritjen e tij, një lloj treguesi elektronik që vëzhgon sëmundjen dhe lajmëron mjekun kur ajo përhapet. Zbulohen zonat e trurit ku lindin shijet
Zbulohen katër zonat e trurit ku gjenden neuronet që mundësojnë dallimin e shijeve të ëmbëlsirave, të kripurave, të hidhurave, të thartave dhe umami (e ashtuquajtura shija e pestë). Zbulohen substancat që plakin trurin
Zbulohen në “gjakun plak” substancat që plakin trurin: një prej tyre, e izoluar në gjakun e minjve të moshuar, quhet “eotaxina” dhe rezulton në sasi të madhe edhe në gjakun dhe lëngun cerebrospinal të personave të moshuar. Prodhohen embrione transparente të miut
Embrione transparente të miut si ektoplasma janë krijuar në laboratorët japonezë të Institutit të Neuroshkencës “Riken di Wako”, në afërsi të Tokios.
Lajmet kryesore
Prokuroria, hetim kabllogramëve
Krijohet një grup për të verifikuar mesazhet
Rama: PS, lidershipi i integrimit
Berisha: Opozita të jetë pjesë e reformave
"Vizita e Pivetti-t në Vlorë, e papranueshme"
Licensa e dytë 3G