Afganistan gjenden te vrare 2 gjermanet

Dy shtetas gjermanë që u zhdukën në Afganistan muajin e kaluar janë gjetur të vdekur, kanë njoftuar autoritetet e provincës së Paruanit.
Dy personat u zhdukën në afërsi të Salang Pasit, në veri të Kabulit dhe janë gjetur të vrarë me armë zjarri, ndonëse nuk dihet se kush i ka qëlluar.
Provinca e Salang Pasit është relativisht e qetë, por dyshohet se dy gjermanët, që deklaronin se punonin për një organizatë humanitare, kanë kaluar në një luginë që nuk është edhe aq e sigurtë.
Autoritetet afgane, të cilat saktësojnë se gjermanët po lëviznin pa një guidë vendase, dyshojnë se ata janë rrëmbyer nga talebanët në luginën fqinje të Gorbandit.
Dyshja u zhduk të premten e 19 gushtit. Ata i thanë shoferit të tyre se ishin drejtuar për në male dhe kur nuk ishin kthyer ai dha alarmin.
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle tha më 23 gusht se, ekzistonin të dhëna që tregonin se dy gjermanët ishin rrëmbyer.
Trupat e tyre janë dërguar në një spital të provincës, shefi i policisë të të cilës ka njoftuar nisjen e një hetimi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Prokuroria, hetim kabllogramëve
Krijohet një grup për të verifikuar mesazhet
Rama: PS, lidershipi i integrimit
Berisha: Opozita të jetë pjesë e reformave
"Vizita e Pivetti-t në Vlorë, e papranueshme"
Licensa e dytë 3G