E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somali, vazhdojnë përleshjet mes ushtrisë dhe rebelëve

Mogadisho - Gjashtë agjentë policie dhe një civil mbetën të vdekur nga shpërthimi i një kamikazi, i cili ndodhej në bordin e një makine. Ngjarja e rëndë ndodhi në kryeqytetin somalez Mogadisho, në të cilin kohët e fundit ka shpërthyer një valë e re dhune mes ushtrisë dhe rebelëve.

Vetëm në përleshjet e muajit maj kanë mbetur të vdekur rreth 200 persona. Ndërkohë, UNHCR njofton se gati 57 000 mijë banorë të Mogadishos kanë lënë banesat e tyre për t’iu shmangur dhunës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›