E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sonatat e deshperimit te pianistes Kristina Petrollari

Koncerti recital i pianistes Kristina Petrollari sjell në skenën e Arteve një program sonatash jo dhe aq familjar për publikun tonë nga kompozitorët austriakë Jozef Hajden dhe dy pjesë premierë nga Franc Shubert

Një artist në skenë gjënë më të vështirë për të arritur ka përqendrimin. Dhe sonatat për piano solo, sidomos kur janë të gjata dhe të vështira si të Shubertit e kërkojnë përqendrim nga të dyja anët, nga ai që luan dhe ai që dëgjon.

Kristina Petrollari luan sonatën e fundit në minor të Hajdenit që të tërheq si fillim në një gjendje të këndshme e të gëzueshme që tretet në dëshpërim, dëshpërim që në dy sonatat e Shubertit kapërcen në fantazi.

Kur e arrin pjekurinë një artist? Për pedagogen Kristidhi që sot shikon në skenë nxënësen e saj, Petrollari, njëherësh pedagoge në katedrën e pianos në Universitetin e Arteve kufijtë e interpretimit nuk janë të pafundme.

“Tri pjesë për piano” u shkrua pak kohë para vdekjes së kompozitorit austriak Shubertit dhe është si një lloj testamenti i krijimtarisë së tij romantike, që trashëgojnë dhe luajnë sot instrumentistët dhe nxënësit e konservatorëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›