Dhuna ndaj diplomatit Berisha kerkon komision hetimor Rama probleme psiqike
Komision hetimor parlamentar. Kryeministri Berisha është treguar i prerë në kërkesën e tij drejtuar Kuvendit, për të zbardhur dhunën e ushtruar nga kryesocialisti Rama ndaj diplomatit Egin Ceka.
Kryeministri Berisha dënoi publikisht dhunën e ushtruar nga kryesocialisti Rama ndaj diplomatit Egin Ceka. Ai kërkoi ngritjen e një komisioni parlamentar hetimor për të zbardhur ngjarjen.
Shefi i Qeverisë përmendi edhe precedentë të tjerë të dhushëm të Ramës.
Replika erdhi nga kreu I grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, I cili hodhi poshtë akuzën dhe mbrojti Ramën për tezën e tij mbi nepotizmin në diplomacy.
Ruçi theksoi se diplomati Egin Ceka duhej të ishte shkarkuar për ofendimet që ka shprehur ndaj Papës.
Por për kryeministrin Egin Ceka është një diplomat I ri dhe I përgatitur, dhe dhuna ndaj është dhunë ndaj të gjithë diplomacisë shqiptare.
Akuzat për diplomacinë, incident mes Ramës dhe diplomatit Ceka në Vjenë
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Vjenë, është përfshirë në një incident me diplomatin e misionit shqiptar në OSBE, Egin Ceka. Duke folur para diplomateve ne Akademine Diplomatike ne Viene, Rama ka kundeshtuar propozimin e kryeministrit per t’u dhene mundesi emigranteve shqiptare te votojne per zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit prej vendeve ku jetojne.
Argumenti i kryesocialistit se trupat diplomatike si perfaqesues te pushtetit, do I vjedhin zgjedhjet, eshte kundershtuar prej diplomatit Ceka si nje qendrim fyes ndaj sherbimit diplomatik dhe imazhit te Shqiperise. Pas ketij debati te tensionuar, Rama ka kapur per veshi Ergin Ceken duke shkaktuar sipas disa agjencive nje incident me diplomatin Egin Ceka.
Harxhi për incidentin: Kërcënon imazhin e Shqipërisë
Zv/ministrja Edit Harxhi shpjegoi se incidenti ka ndodhur në përfundim të një takimi ku Rama ka kundershtuar propozimin e kryeministrit per t’u dhene mundesi emigranteve te votojne per zgjedhjet e 23 qershorit.
Një akt i tillë i dhunshëm, sipas zv/ministres, kërcënon edhe vetë imazhin e Shqipërisë në botë. Harxhi shprehu bindjen se I gjithe trupi diplomatic shqiptar i ndodhet prane diplomatit Egin Ceka.
Reagon Partia Socialiste: Keqardhje për nivelin e trupit diplomatik shqiptar
Partia Socialiste shpreh keqardhje për nivelin banal ku ka rënë Ministria e Jashtme dhe trupi diplomatik shqiptar. Në Akademinë Politike të Vjenës ka pasur vetëm një ngjarje: Dialogu prej më shumë se dy orësh i një audience të nderuar me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Pas takimit djali i Neritan Cekës,që për hatër të babait paguhet me taksat e shqiptarëve si diplomat, i është afruar Edi Ramës duke derdhur një lumë fjalësh të padenja kundër opozitës. Ndërsa kryesocialisti është përpjekur ta qetësojë, të pranishmit e kanë larguar djalin e Neritan Cekës nga mjedisi i Akademisë Politike.
Ndërkohë sot, Ministria e Jashtme vazhdoi avazin e saj të propagandës antiopozitare duke i dalë në mbrojtje një "diplomati" që s'është asgjë tjetër veçse një prej shumë shëmbëlltyrave të degradimit të trupit tonë diplomatik në një lukuni kalamajsh, kunetërish, mbesash, kushërinjsh, dhëndurësh e krushqish të sojit e të sorollopit të oborrit të një pushteti të dalë duarsh, që po jeton ditët e veta të fundit.