E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi: 40 % e norvegjezëve, pro bojkotimit të mallrave izraelite

Më tepër se 40 për qind e norvegjezëve janë për një bojkotim të produkteve izraelite, mësohet nga një sondazh i publikuar dy ditë pas sulmit të përgjakshëm të një flotiljeje të aktivistëve propalestinezë nga komando izraelite.
Sipas këtij sondazhi të realizuar dje në mbrëmje me 1028 persona, nga instituti InFact dhe i publikuar sot në tabloitin "Verdens Gang" 9,5 për qind e norvegjezëve bojkotojnë tashmë produktet që vijnë nga shteti hebre, 33,5 për qind shprehen në favor të kësaj, 29,4 për qind janë kundër dhe 27,6 për qind nuk shprehin mendim.
Ndërkohë, drejtuesja e të Majtës Socialiste njëherësh ministrja e Arsimit, Kristin Halorsen, mbi bazën e asaj që po bën tashmë Norvegjia i bërë thirrje dje komunitetit ndërkombëtar për një bojkotim në tregtinë e armëve me Izraelin.
Po dje, qeveria norvegjeze është shprehur e tronditur nga ndërhyrja izraelite dhe kërkoi "hetim ndërkombëtar të pavarur dhe të menjëhershëm", duke e cilësuar "të papranueshëm" përdorimin e dhunës kundër civilëve.
Në mesin e 600 aktivistëve që po përpiqeshin të dërgonin ndihma në Gazë ishin dhe tre nënshtetas norvegjez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›