Sot luhet miqësorja Shqipëri-Andorra

Miqësorja e sotme ndaj Andorrës është e fundit për Kombëtaren shiqptare, përpara fillimit të eliminatoreve të "Euro 2012"-ës, që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.
Shqipëria bën pjesë në grupin D, së bashku me Francën, Rumaninë, Bjellorusinë, Bosnjën dhe Luksemburgun. Pas miqësores me Andorrën, trajneri Josip Kuzhe do të ketë kohë të zhvillojë disa javë pushime.
Ndeshja e sotme do të jetë ballafaqimi i tretë i Shqipërisë me Andorrën.
Sfida e parë historike me Andorrën daton në vitin 2000, më saktë, më 6 shkurt të vitit 2000, kur Shqipëria fitoi 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në Maltë, në kuadër të turneut "Rothmans Cup", falë golave të realizuar Edmond Dalipi, Rudi Vata dhe Roland Zajmi.
Skuadra jonë drejtohej asokohe nga Mehdin Zhega dhe u bë fituese e turneut, teksa fitoi edhe me Azerbajxhanin (1-0, gol i Edvin Muratit) dhe Maltës (1-0, gol i Vioresin Sinanit).
Në takimin e vitit 2002, në fitoren 2-0 të Andorrës në stadiumin "Andorra La Vella", golat mbajnë firmat e Gonzalesit (p) dhe Jimenezit. Duro është i vetmi i mbijetuar nga ajo ndeshje