Sondazhi 77 e shqiptareve do udhetojne ne BE per te takuar te afermit dhe turizem- pjesa tjeter per arsye biznesi dhe studimi
Qytetaret presin me entuziazem momentin e hyrjes ne fuqi te vendimit ndersa mohojne kategorikisht keqperdorimin e vizes Schengen. Qeveria ka bere nje pune te muar permes fushates se informimit cka u vleresua si dinjitoze edhe nga komisionerja Malmstrom e cila nga ana tjeter prej javesh te tera paralajmeron Beogradin dhe Shkupin per nje rikthim te mundshem te regjimit te vizave nese nuk ndalet eksodi i azilkerkuesve
Nje sondazh i publikuar dje nga Instituti Eunacal lidhur me perceptimin e te rinjve shqiptare per procesin e levizjes se lire ne vendet e zones Schengen ne BE tregon se mbi 77 e te rinjve jane te mirinformuar rreth procedurave dhe rregullave te levizjes se lire. Pjesa tjeter do ia kushtoje vizen Schengen ceshtjeve te biznesit dhe studimeve te larta ne nje prej vendeve te Bashkimit Evropian sigurisht duke marre ne konsiderate edhe rekomandimet e nderkombetareve per kategorine perkatese te udhetimit pa viza. Si do ta perdorin shqiptaret mundesine e udhetimit dhe qendrimit afatshkurter pa viza ne vendet e zones Shengen Kjo ishte pyetja per sondazhin e realizuar me rreth 2500 vete nga datat 12-18 tetor kryesisht te rinj te zonave urbane dhe rural te rinj dhe te rritur. Po ashtu ne sondazh nuk kane munguar as perfaqesues te administrates publike si te Ministrise se Brendshme perfaqesues te Delegacionit te BE-se ne Shqiperi shoqerise civile e biznesit si dhe akademike e studente. 5 konkuzionet kyce te sondazhit tek te cilat u perqendruan diskutimet e takimit ishin Pjesa derrmuese e te intervistuarve e shohin anetaresimin e vendit ne BE si dicka qe do te ndikoje ne permiresimin e jeteses ne Shqiperi dhe jo si nje mundesi per shqiptaret qe te largohen nga Shqiperia per te jetuar e punuar ne nje vend tjeter te BE-se. Ne baze te rezultateve 44 e te rinjve do udhetojne per te takuar te afermit 34 per turizem 9 per biznes 8 per studime dhe 4 per te kerkuar pune. Kesisoj te dhenat e siguruara nga kjo ankete konfirmojne se qytetaret jane te mirinformuar rreth procedurave te levizjes se lire ne vendet e Bashkimit Evropian. Ajo qe aludohet gjeresisht ne mediat e kontrolluara nga Partia Socialiste se prirja derrmuese e shqiptareve eshte per largim nga Shqiperia per arsye punesimi eshte jo vetem e pavertete por nje mashtrim i paster dhe tendencioz.
Pese rekomandimet e sondazhit per qeverine Te vazhdohet me informimin e te rinjve mbi te drejtat dhe detyrimet pas heqjes se vizave. Perpos kanaleve tradicionale te informacionit si TV gazeta radio etj te vihen ne perdorim dhe teknologjite eeb 2.0 si blogje eikipedia facebook teitter dhe youtube. Te vendoset nje numer telefoni falas per informimin e qytetareve qe kane paqartesi mbi rregullat e udhetimit amp qendrimit pa viza nr. i aksesueshem nga cdo operator celular. Informacioni qe u jepet te rinjve te kete fokus mbi procedurat qe duhen ndjekur per marrje vize ose leje qendrimi ne rast se synohet levizja drejt nje vendi te zones Schengen me synim studimesh ose punesimi. Te tregohet kujdes i vecante per informimin e te rinjve te zonave rurale duke vene ne dispozicion infrastrukturen e Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit ICT qe zoterohet nga shkollat publike dhe zyrat e komunave.
...