Mashtrimet e oborrit mediatik te Edvinit reagon PD Je vulgar dhe pa vlera familjare kerko ndjese publike per sulmet ndaj familjes se Kryeministrit

Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave dhe spekulimeve mediatike prej ditesh me radhe te kryesocialistit ne detyre Edi Rama dhe oborrit te tij autoritar mediatik me tendence ndaj familjes se Kryeministrit Berisha. Zedhenesja e selise blu Albana Mustafaraj tha se Edvini permes trillimeve dhe mashtrime nga me te pazakontat po tenton te largoje vemendjen nga aferat e tij antiligjore si dhe skemat mafioze te korrupsionit 20-sh. Ajo tha gjithashtu se kryetari i socialisteve ka neperkembur dhe perdhosur vlerat e verteta familjare te familjes se tij nderkohe qe po tenton te beje pjese te kesaj cmendurie edhe teresine e familjes shqiptare. Partia Demokratike shpreh shqetesimin dhe indinjaten e saj pasi kryetari i PS-se Z. Edvin Rama duket se po feston muajin e mjaltit me shpifje dhe trillime te uleta dhe amorale te perditshme te publikuara ne mediat prane tij per femijet dhe familjaret e Kryetarit te PD-se dhe Kryeministrit te vendit. Ju kujtojme se disa jave me pare nga hotelet luksoze te Parisit sulmoi pafytyresisht djalin e Z. Berisha pasi sipas tij kishte fituar 3 tendera te cilat ne te vertete ishin fituar ndershmerisht nga biznesmeni Shkelzen Abdullah Berisha. Ende pa kerkuar falje dje shpifi ne mediat e tij se nje gardist i familjes se Kryeministrit kishte qelluar me arme ne lokal nderkohe qe gardisti nuk ishte pjesetar i ekipit qe ruan Kryeministrin ne zyre apo ne shtepi. Po dje tentoi te ngrinte thashethemnajen per vajzen dhe dhendrin e Kryeministrit prinder te kater femijeve te moshes 4-muajshe deri ne 13 vjec. Me sulme te tilla amorale z. Rama apo Mr. 20-shi mendon se mund te largoje sadopak vemendjen nga perqindjet dhe te laje me trillime historite e tij cnjerezore dhe domethenese me serine e grave qe ka patur- u shpreh zedhenesja e Partise Demokratike Albana Mustafaraj duke shtuar se shqiptaret e njohin shume mire Edi Ramen dhe se si ai gruan e pare e flaku me akuza monstruoze ne spitalin psikiatrik. Te dyten e shetiti ne plazhet nudo te botes te treten e largoi te lemeritur si person i padeshirueshem nga Shqiperia te katerten e trajtonte shtazerisht ne ambiente publike. Ndersa me te pesten qe mesa duket mund ta shijoje vetem duke shpifur dhe trilluar per femijet dhe familjaret e kundershtareve politike i urojme te mos kete fatin e grave te tjera- tha ajo. Ne vijim zedhenesja e PD-se shtoi se Edvini paturpesisht deklaroi ne mbledhjen e Asamblese socialiste e cila u perdor per kooptimin e 99-shave ne parti se i ishte dhunuar jeta private ne nje kohe kur ai po perdhos cdo dite e me teper ndershmerine dhe vlerat e familjeve shqiptare. Tre dite me pare nen siglen e ndryshimit tuaj z. Rama ju konfiduat perpara deputeteve socialiste se ju kane baltosur e dhunuar jeten private. Si guxoni ta deklaroni kete kur ju arrini te perdhosni jo vetem ndershmerine por edhe teresine e familjeve shqiptare. Partia Demokratike Z. Rama vijon te kerkoje qe ju i detyroheni ketyre njerezve e qytetareve te ndershem falje publike- perfudoi deklaraten per shtyp zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj.
...