E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi: Dorëzimi në Kuvend i ndryshimeve në Kodin Penal nga PS, ngjarja më e rëndësishme e javës

Dorëzimi në Kuvend i ndryshimeve në Kodin Penal nga Partia Socialiste e Shqipërisë është konsideruar si ngjarja më e rëndësishme e kësaj jave për shqiptarët.

Në sondazhin e kësaj të hëne ‘Zëri i Shqiptarëve’ në ABC Neës, 44.5% e të anketuarëve kanë vlerësuar se iniciativa ligjore e mazhorancës përbën zhvillimin më domethënës politik të ditëve të fundit

Në vend të dytë renditen Lojërat Olimpike Dimërore me 36.2% të votave, duke treguar interes të konsiderueshëm të publikut për ngjarjet ndërkombëtare sportive.

Ndërkohë, protesta e dhunshme e organizuar nga Sali Berisha është vlerësuar si ngjarja më e rëndësishme nga vetëm 19.3% e votuesve.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›