Sondazhi i Gallup 65 jane kunder veprimeve te PS-se

Sondazhi i Gallup International ka treguar se vetem 28.2 per qind e mbeshtesin pretendimin e opozites. Performanca e Bashkise 35.4 per qind pozitive e kryeministrit 42.7 per qind pozitive
Partia Socialiste e ka ekzagjeruar me veprimet e saj me bojkotin e institucioneve shteterore dhe duhet ti rikthehet punes. Keto jane rezultatet e sondazhit te Gallup International mbi situaten e brendshme politike ne Shqiperi. Sipas sondazhit vetem 28.2 per qind e shqiptareve mbeshtesin veprimet dhe pretendimet e opozites per manipulimin e votave ne zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009.
E ka ekzagjeruar
Shumica e qytetareve shqiptare jane kunder veprimeve te opozites. Nje ne tre persona ose 33.6 per qind jane shprehur se opozita e ka ekzagjeruar dhe duhet te kthehet ne pune ndersa 18.1 per qind kane deklaruar se kundershtojne pretendimet e opozites. Ne kete menyre ne total 51.7 per qind e te intervistuarve kane dale kunder veprimeve te ndermarra nga Partia Socialiste ne prag te protestave te reja qe ajo ka lancuar se do te ndermarre.
Por rreth 21 per qind e te intervistuarve kane deklaruar ose nuk e di ose kane refuzuar te pergjigjen. Ne kete menyre perqindja reale e atyre qe kane shprehur mendim dhe jane kunder eshte shume me e larte. Keshtu 65 per qind e shqiptareve jane kunder veprimeve te opozites dhe vetem 35 per qind jane pro sipas rezultateve te ketij sondazhi.
Po Berishes jo Bashkise
Nje tjeter rezultat qe ka nje mesazh te forte politik eshte ajo mbi performancen e kryetarit te Keshillit te Ministrave dhe atij te Bashkise se Tiranes. Ne sondazhin e zhvilluar 42.7 per qind e kane aprovuar performancen e kryeministrit Berisha dhe 47.1 per qind e kane kundershtuar. Por kur vjen fjala per performancen e Bashkise se Tiranes situata ndryshon pasi 35.4 per qind e kane cilesuar si pune te shkelqyer ose te mire ndersa 62.4 per qind e kane cilesuar disi ose keq performancen e Bashkise qe drejtohet nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama.
Shqiperia po shkon ne rruge te mbare
Shqiperia po shkon ne rruge te mbare per shumicen e bashkeqytetareve tane. Rezultatet e sondazhit tregojne se 48.9 per qind e shqiptareve mendojne se Shqiperia po shkon ne rrugen e duhur dhe vetem 43.4 per qind mendojne te kunderten. 5.4 per qind jane pergjigjur se nuk e dine ndersa 2.5 per qind kane refuzuar te pergjigjen. Nga viti ne vit duket se bashkeqytetaret tane mendojne se qeverisja po permiresohet pasi nje vit me pare personat qe mendonin se Shqiperia po shkon ne rruge te mbare ishin 46.9 per qind dhe dy vite me pare vetem 42 per qind.
Cfare mendoni per bojkotimin e institucioneve nga opozita per shkak te pretendimit per manipulimin e zgjedhjeve te fundit
Mbeshtes bojkotin dhe pretendimet e opozites
Opozita e ka ekzagjeruar dhe duhet te kthehet ne pune
Kundershtoj pretendimet e opozites
Nuk e di
Refuzoj te pergjigjem
Pro
Kunder
28.2
33.6
18.1
12.7
7.4
35.29412
64.70588
Performanca e Kryeministrit
Aprovoj
Kundershtoj
42.7
47.1
Performanca e Bashkise
Shkelqyer/Shume mire
Disi/Keq
35.4
62.4
92.7 per qind pro integrimit ne BE
Ashtu sic edhe pritej edhe kete vit shumica derrmuese jane shprehur pro integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. 92.7 per qind e te intervistuarve kane deklaruar se do te votonin pro ne nje referendum mbi integrimin e Shqiperise ne BE dhe vetem 2.5 per qind jane deklaruar kunder me pjesen e mbetur qe ka refuzuar te jape pergjigje ose eshte pergjigjur nuk e di.
Referendum per anetaresimin ne BE
Pro
Kunder
Nuk e di
Refuzoj
92.7
2.5
2.9
1.8
67 e serbeve nuk besojne ne njohjen e Kosoves
Sipas Gallupit 67 e serbeve besojne se Serbia nuk do ta njohe kurre Kosoven dhe nje numer ne rritje nuk jane dakord as me ndarje territoresh. Vetem 126 e serbeve e veshtrojne Kosoven si vend neutral ose miqesor.
Kjo eshte kuota me e ulet e preferences per Kosoven ne rajon ne nje kohe qe mendimin me pozitiv per Kosoven e kane shqiptaret e Shqiperise 85 e tyre e shohin Kosoven si vend miqesor e neutral. Kete qendrim e kane edhe 542 e kroateve dhe vetem 404 e maqedonasve. Mendimi i maqedonasve dallohet lehte kur vjen fjala per shqiptaret e Shqiperise sipas Gallupit jane 469 e maqedonasve qe e shohin Shqiperine si vend miqesor apo neutral.
Per kosovaret - Shqiperia dhe Maqedonia te preferuarat
Per kosovaret vendi me miqesor/neutral i rajonit eshte Shqiperia 846 e te pyeturve e kane kete mendim. Vendi i dyte ne preference vjen Maqedonia me 469 per qind dhe pastaj Kroacia me 452. per qind. Ndersa jane vetem 64 e kosovareve qe e shohin Serbine si vend neutral dhe miqesor.
Ne te gjitha vendet ballkanike shumica e te pyeturve u ankuan per probleme per te perballuar nevojat e jetes se perditshme. Perqindja e atyre qe u ankuan qe me e uleta ne Kroaci 52 dhe me e larta ne Serbi 78. Te gjithe te pyeturit ankohen edhe per shkalle te ndryshme korrupsioni ne vendet e tyre.