E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frika e kote per lekun

Disa te quajtur eksperte te ekonomise sone dhe perfaqesues te disa grupeve te biznesit kane ngritur nje kambane alarmi per gjoja rrezikun qe i kanoset monedhes sone kombetare lekut nga liberalizimi i vizave. Madje disa media si vertetim te kambanave te rrezikut sollen keto dite rritjen e lehte te vleres se kembimit te euros ne krahasim me lekun. Me nivele 30-40 leke te vjetra per njesi. Nga nje mije e treqind e pesedhjete leke te vjetra nje euro ne nje mije e treqind e nentedhjete. Rritje qe do te vijoje. Mund te shkoje deri ne gjysmen e dhjetorit 2010 edhe deri ne nje mije e katerqind e pesedhjete leke te vjetra nje euro. Por qe nuk eshte shkaterrimtare. Do te vijoje pse jane me dhjetera mijera qytetare shqiptare qe presin te udhetojne per ne Greqi e Itali aty ku kane te dashurit femijet vellezerit motrat miqte. Do te udhetojne kur vizat Shengen te mos i pengojne me. Dhe kjo do te ndodhe shume shpejt ndoshta qe ne javen e trete te dhjetorit 2010. Duke udhetuar secili prej tyre mesatarisht do te kerkoje te kete 300-400 euro pervec pageses se cmimit te biletes se udhetimit vajtje-ardhje. Nese marrim nje kerkese minimale prej 500 eurosh per secilin shqiptar qe do te udhetoje pa viza dhe e shumezojme me 20 mije numrin me te ulet te atyre qe do te hipin ne avion apo autobus e makine jane te pakten 10 milione euro me shume qe kerkohen menjehere ne tregun shqiptar i cili eshte nje treg i vogel. Dhe nje kerkese e tille sigurisht qe ia rrit vleren e kembimit euros. Euroja do te forcohet dhe leku rrjedhimisht do te humbe pike per te pakten tre muaj prej ketej. Por nuk eshte nje ulje e shendetit te monedhes sone kombetare. Eumlshte thjesht nje ripozicionim i lekut pas fitimit te lirise per te udhetuar lirshem neper Evrope. Ekonomia shqiptare i ka te gjitha arsyet per te qene e qete. Ka nje sistem bankar te shendetshem ku besimi i popullates tek ai eshte ne nivele te larta sigurie. Kete e deshmon me se miri rritja e forte e depozitave bankare ne bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi si nentemujor janar-shtator me rreth 13 per qind ne krahasim me periudhen janar-shtator 2009. Asnje shqiptar nuk do te ishte pa mend ti vendoste parate e tij neper bankat e vendit nese nuk do tu besonte ketyre te fundit. Kredia bankare per ekonomine po ashtu eshte shtuar megjithese ne shifra me te pakta me 8 per qind. Kursi i kembimit eshte i stabilizuar prej muajsh pas nje tronditje te vitit 2009 per shkaqe te cilat kane te bejne me zhvillimet ne tregjet financiare globale. Por keto tregje tani jane ne permiresim te plote. Kjo eshte edhe arsyeja pse arritem te shisnim me sukses eurobondin e pare shqiptar. Per kete arsye edhe inflacioni tek ne nuk ka pasur asnje presion qe te vije nga kursi i kembimit gjate kesaj periudhe. Ne fund te tetorit ai ishte 3.4 per qind. Frika per monedhen e nje vendi nis kur inflacionin nuk ka zot qe e mban dhe u afrohet niveleve dyshifrore. Megjithate rreziku qendron per demin qe mund te beje nje frike e kote. Ne prill 2001 sistemit tone bankar iu larguan pa asnje arsye me baze rreth 70 milione euro. Vetem si rezultat i nje frike gati panik ne radhet e emigranteve qe sollen terheqje serioze te depozitave ketu ne Shqiperi ne me pak se nje muaj. Frika e kote e pabaze per vleren e lekut tone sot mund te beje qe me mijera shqiptare te provojne te kthejne leket qe kane me euro. Vetem nga fjalnaja e ushqyer nga disa media jo te pergjegjshme. Kesaj frike i duhet prere koka nje ore e me pare pse mund te shkaktoje nje dem jo te vogel. Ekonomia jone eshte e shendetshme me eksportet ne rritje si nentemujor 61 per qind me shume se janar-shtatori 2009. Nuk ka tharje te euros ne vend. Nuk ka edhe se si te kete pasi sapo arketuam 300 milione euro te shitjes se eurobondit. Duke hedhur dicka me shume valute ne treg dhe pikerisht euro banka jone qendrore Banka e Shqiperise mund ta stabilizoje situaten edhe me kete rritje te lehte te euros keto dite. Nuk ka mirefilli asnje arsye per frike ndaj nje tatepjete te lekut. Eurot qe do ti largohen vendit ne gjysmen e dhjetorit dhe ne muajt e pare te vitit te ardhshem per shkak te udhetimeve te shtuara te shqiptareve drejt vendeve Shengen do te rikthehen me shumefisha brenda vete vitit 2011 pse emigrantet tane shume me teper do tu besojne kapitale dhe para te afermve te tyre ketu per te hapur perse jo edhe biznese te vogla te reja tani qe pengesa dhe kalvari i vizave nuk ekziston me.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›