Shqipëria rrezikon vizat? Raporti i KE: Shqiptarët kryesojnë listën e azilkërkuesve
Shqipëria kryeson listën në kërkesat për azil në zonën Shengen! Raporti i Komisionit Europian ka treguar një rritje drastike të azilkërkueseve nga Shqipëria, duke e renditur vendin tone te parin ne listë.
Sipas raportit rreth 74% të personave nga Shqipëria kanë kërkuar azil nga 5 vënde të Shengenit si Gjermania, Suedia ,Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu.
Numri i kërkesave për azil nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në pesë shtete të Bashkimit Europian dhe të Shengenit ka pësuar një ulje me 44% në janar të 2013, krahasuar me të njëjtin muaj të 2012-ës.
Gjithashtu një rritje ka pasur dhe nga azilkërkuesit nga Bosnje Hercegovina me 51 %. Rënie kanë shënuar Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.
Sipas këtij raporti të publikuar të hënën nga Komisioni Europian destinacionet kryesore vazhdojnë të jetë Gjermania, ndërsa ndiqet nga Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu. Raporti i Komisionit Europian ka matur fluksin e azilkërkuesve për periudhën nga 31 dhjetori 2012 deri në 3 shkurt 2013.