E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi i Soros nxjerr PD ne avantazh

Ndonëse me vetëm 3 pikë avantazh, Partia Demokratike kryeson në sondazhin e zhvilluar nga fondacioni Soros pak muaj para zgjedhjeve. 22.7% e të intervistuarve janë shprehur më pranë PD-së ndërsa 19,6% thonë se e shohin veten më afër pozicioneve të Partisë Socialiste. 
Dobët paraqitet në sondazh LSI, me 1% të preferencave, që reshtohet pak më poshtë Aleancës KuqeZi. Nënkryetari socialistëve për Integrim, Petrit Vasili, përdori ironinë për të komentuar cilësinë e sondazhit. 

Kritik ndaj metodologjisë së përdorur është edhe Eduard Zaloshnja, analist me eksperiencë në fushën e sondazheve. Përveç mungesës së marzhit të gabimit, që vetë ai e ka kalkuluar në rreth 5%, Zaloshnja thotë se është përdorur një kampion kombëtar për rezultate qarku. 

Sipas Zaloshnjës kampioni peshonte më shumë djathtas, duke mos respektuar kështu preferencat historike të popullsisë. 

ABC News kërkoi edhe mendimin e fondacionit Soros, që refuzoi të komentonte. Zyrtarë të këtij fondacioni thanë se shqetësimet e ngritura do të adresohen përmes një deklarate për shtyp.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›