E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qipro bankat do te qendrojne te mbyllura deri te enjten

Te gjitha bankat qipriote do te qëndrojnë te mbyllura deri te enjten, bën te ditur banka qendrore. Kjo e fundit sqaron se u mor ky vendim ne menyre qe te garantohet qe i gjithë sistemi bankar te funksionoje “normalisht”.

Presidenti Nikos Anastasiadhis tha se “kufizimet e përkohshme” do te vendosen mbi rrjedhjet e kapitalit, por ai nuk dha detaje te mëtejshme. 

Ai tha se plani i shpëtimit ishte i "dhimbshëm", por i domosdoshëm për të shmangur situatën e vështirë ekonomike.

Gjithashtu do te ketë kontrolle për te parandaluar rrjedhjen e parave jashtë vendit. 

Bankat qipriote qëndrojnë te mbyllura qe ne daten 15 mars. Rihapja e tyre do te behet pasi qeveria te binte dakord me FMN dhe BE per marrëveshjen prej 10 mld euro. 

Qipro, një vend me 17 miliardë euro Prodhimin të Brendshëm Bruto në vit, duhet të sigurojë 5,8 miliardë eurosh shkurtime nga buxheti në vitet e ardhshme, në mënyrë që të përfitojë kredinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›