E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi për meshkujt: Sa të papastër!

Nëse jeni në autobus, rrugë apo në një dhomë dhe vjen erë e keqe, me shumë gjasë është një mashkull. Një sondazh i bërë së fundmi tregon se pavarësisht se numri i produkteve për higjienën personale është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme, një në pesë meshkuj pranon se nuk ka përdorur kurrë deodorant apo tjetër spraj për trupin.

Po ashtu, një në pesë meshkuj thonë se nuk i kanë larë kurrë flokët me shampo.

Ndërkohë tre në dhjetë refuzojnë xhelin e dushit.

Dhe për çudi, meshkujt thonë se nuk e mbajnë veten pastër për të qenë tërheqës për seksin tjetër. Ata thonë se e bëjnë këtë se i bën të ndjehen mirë, u jep besim më të madh në vetvete dhe i ndihmon të shikojnë përpara në jetë.

Lajmi i mirë është se të rinjtë i përdorin produktet e higjienës personale më shumë se të vjetrit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›