E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sonte nata finale “Big Brother 2”

Mbremja e sotme do te shenoje dhe fundin e edicionit te dyte te “Big Brother Albania”. Reality show i famshem do te zbuloje ne mbremje edhe fituesin e cmimit te madh prej 70 mije eurosh, te cilin do ta vendose publiku me votat e tij.

Prezantuesja e ketij reality show per te dytin edicion, Arbana Osmani, nuk zbulon asnje prej surprizave te mbremjes finale.

"Spektakli do te jete i gjate dhe me shume surpriza. Nuk mund te zbuloj dot detajet, por me siguri do te jete nje mbremje qe do te zbrase rruget, ashtu si vitin e kaluar", u shpreh Osmani.

Ne gare kane mbetur kater konkurrente te forte tre djemte Bjordi, Qetsori dhe Adi dhe e vetmja vajze qe i mbijetoi sfidave gjate ketyre tre muajve konkurim, Adelajda.

Si ne edicionin e pare ashtu si dhe ne te dytin “Big Brother” ka shenuar nje audience te madhe, duke u ndjekur 24 ore ne 24 nga mijera njerez brenda dhe jashte vendit ne dy kanalet Big Brother 1 dhe Big Brother 2 ne platformen DigitAlb.

Ne edicionin e dyte te Big Brother konkurruan mijera persona dhe nder ta u perzgjodhen vetem 20 personazhe nga Shqiperia edhe nga Kosova.

Mbremja e sotme do te jete e mbushur me surpriza dhe te ftuar speciale, ku do te shpallet dhe fituesi i edicionit te dyte te ketij reality show.



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›