E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koka e Askleptus Zeusit do të rikthehet në Sarandë

Koka e Askleptus Zeusit, pritet që shumë shpjet të mbërrijë në Shqipëri. Kjo do të bëhet e mundur falë dorëzimit të saj pranë ambasadës së Shqipërisë në Itali. Bëhet e ditur se dje u zhvillua në Romë ceremonia e dorëzimit të objektit arkeologjik me vlera unikale Koka e Askleptus Zeusit, të cilin autoritetet Italiane të Karabinerisë së Mbrojtjes së Pasurive Kulturore ia dorëzuan Ambasadorit Llesh Kola në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, për tu kthyer në atdhe, në Muzeun e Sarandës, nga ku ishte marrë dy dekada më parë. Ceremonia u zhvillua dje paradite në prani të autoriteteve diplomatikë dhe kulturorë, si dhe të medias italiane dhe shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›