E Diel, 1 Nëntor 2026

Sonte ne TK, "Gjashte personazhe kerkojne autor"

Regjisori Mehmet Xhelili: Eshte bere nje pune e jashtezakonshme nga nje trupe profesioniste aktoresh, talentesh, pasionesh, e mbi te gjitha gjithcka eshte bere me dashuri e pasion
"Gjashte personazhe kerkojne autor" e italianit Luixhi Pirandelos do te flase sot shqip ne mjediset e Teatrit Kombetar. Per vepren qe i ka paraprite teatrit boteror modern, e cila pasqyron fuqishem natyren tragjikomike, te ekzistences sone dhe dhimbjes se te ekzistuarit, dje stafi realizues organizoi nje konference per shtyp. Nen regjine e Mehmet Xhelilit, "Gjashte personazhe kerkojne autor" ngjit ne skene nje kaste te zgjedhur aktoresh, si Fatos Sela, Olta Daku, Eftiola Lacka, Suela Konjari, Dritan Borici, Marjeta Ljarja, Dea Xhelili, Flaura Kureta Fadil Kujofca, Sokol Angjeli dhe Devis Muka. Skenografia mban firmen e Genc Shkodranit dhe kostumografine e Anila Zajmit. Regjisori Mehmet Xhelili tha ne fjalen e tij se per vepren eshte bere nje pune eshte vertet e jashtezakonshme. "Shpresoj qe fjalet me te mira do t'i thote shfaqja vete. Kur ndodhesh ne momentin final te nje shfaqjeje, nje regjisori i pakesohen fjalet, ne kuptimin qe ato ia ka marre vepra dhe fjalet ne fund i thote publiku. Persa i takon realizimit, mund te them se eshte bere nje pune e jashtezakonshme nga nje trupe profesioniste aktoresh, talentesh, pasionesh, e mbi te gjitha gjithcka eshte bere me dashuri e pasion", u shpreh dje pas konferences per shtyp regjisori Mehmet Xhelili. Ai nenvijezoi vecantine e kesaj vepre persa i takon mesazheve qe ajo sjell ne realitetin shqiptar, si dhe rendesine e cdo personazhi ne kete pjese. "Kam bindjen se ne kete veper ka realizime figurash teper te spikatura, duke permendur ketu ate te babait, sjelle nga Fatos Sela; thjeshtren, nga Eftjola Lackaj; regjisoren, nga Olta Daku; nenen, nga Marjeta Ljarja; birin, nga Dritan Borici; Madam Pacejne, nga Suela Konjari, e keshtu me radhe te gjithe aktoret ne skene, me rolin e tyre perkates. Sipas tij, nje veper e tille i sherben se pari vete Teatrit Kombetar dhe ne te njejten kohe sjell per publikun nje veper te pavdekshme, sic eshte "Gjashte personazhe kerkojne nje autor" e Pirandelos. "Ne kemi punuar me seriozitet, dashuri, pasion, energji per t`i sjelle ne kete menyre gjithe admiruesve te skenes teatrore nje shfaqje te paharrueshme", perfundoi Xhelili. Nje eksperience e re eshte vepra e Pirandelos per aktoren Eftiola Lacka, e cila vjen per here te pare si protagoniste. "Eshte roli im i pare ne teater qe eshte rol protagonist. Ngaqe eshte nje veper e vecante, parapelqej me teper qe roli te shihet, pastaj te flasim sepse eshte ne imagjinaten time", tha ajo per mediat. Kjo veper do te ringjise ne skene aktoren Marjeta Ljarja. "Kam munguar kohet e fundit, por vlen te permendet besimi qe pati regjisori ne rolin qe me besoi. Roli i nenes flet ndoshta me pak nga te gjithe gjate gjithe shfaqjes, por mban nje peshe shume te madhe dramatike, ashtu sic ndodh gjithmone ne jete", u shpreh Ljarja. Vepra eshte edhe nje drame e fuqishme sociale qe ve gishtin ne plage te tilla, si degradimi i familjes, varferia, prostitucioni, etj. Ajo eshte gjithashtu nje drame qe pasqyron poetiken e teatrit, e ketij tempulli te shenjte, i kesaj kutie magjike ku buron pasioni dhe dashuria, ku zbulohet misteri i ekzistences, por edhe zbavitja dhe spektakli. "Gjashte personazhe kerkojne autor" do te vije per publikun ne oren 19:00 ne TK, ne kuader te aktiviteteve "Italia dhe Shqiperia-Dy popuj, nje det, nje miqesi".
Rikthehet Albert Verria, ve ne skene komedine e Pirandellos
Aktori dhe regjisori i mirenjohur Albert Verria, pas nje pauze te gjate ne skenen shqiptare, ka vendosur ne skene vepren "Mashtruesi Cece", e Luixhi Pirandelos, premiera e te cilit do te jete diten e shtune te teatrin "Petro Marko", te qytetit te Vlores. Sipas Verrise, aktoret e perzgjedhur per kete shfaqje jane Jorgaq Tushe, Ilirian Ali, parodisti Afrim Agalliu si dhe Ivana Metaj. Sipas Verrise, ne kete shfaqje do te mbizoterojne jo vetem notat e humorit, por edhe nota muzikore nga kengetare dhe kompozitore italiane, te cilat i jane pershtatur me se miri kesaj shfaqjeje. Persa i perket shkrimtarit te kesaj vepre, Albert Verria ka cituar nje shprehje te regjisorit te njohur italian me origjine arbereshe, Antonio Gramshi, sipas se cilit "Pjeset e Pirandelos jane bomba dore, qe shperthejne ne mendjen e spektatoreve dhe shkaktojne permbysje ndjenjash dhe mendimesh". Albert Verria, i cili mbahet mend sidomos me rolin e tij ne filmin "Kapedani", i mungonte skenes shqiptare prej nje kohe te gjate.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›