E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sonte, superndeshja klasike Juventus-Napoli

Torino - David Trezege do ta nisë takimin kundër Napolit që nga minuta e parë, ashtu siç bëri në përballjen e para një jave me Palermon. “Trezegol” pritet të ketë në krah njërin nga dyshja Del Piero-Amauri, të cilët janë në balotazh me njëri-tjetrin. Ndërsa, Pavel Nedved pritet ta nisë takimin kundër Napolit nga stoli. Në vend të çekut pritet të luajë Markisio. Kamoranezi ka pësuar nja dëmtim në kofshë, dhe do të jetë jashtë fushave për disa javë.

Në kampin tjetër, Edi Reja pritet të hedhë në krahun e majtë të mesfushës Datolon. Gergano nuk është rikuperuar akoma pas problemeve që ka në këmbën e majtë. Në vend të Garganos pritet të aktivizohet Pacienca. Surprizë do të jetë aktivizimi i Rusotos pas krahëve të Lavecit. Ndërsa, Denis do të qëndrojë jashtë.

Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake të Juventusit dhe Napolit.

Juventus-Napoli (E shtunë, ora 20:30)

JUVENTUS (4-4-2): Buffon; Grygera, Legrottaglie, Chiellini, Molinaro; Marchionni, Sissoko, Marchisio, Giovinco; Trezeguet, Del Piero.

Në stol: Manninger, Legrottaglie, Poulsen, Marchisio, Nedved, Iaquinta, Amauri.

Trajner: Ranieri

Të padisponueshëm: Andrade, Zanetti, De Ceglie, Camoranesi (I slualifikuar, 1)

NAPOLI (3-5-1-1): Navarro; Santacroce, Cannavaro, Contini; Maggio, Blasi, Pazienza, Hamsik, Datolo; Russotto; Lavezzi.

Në stol: Bucci, Aronica, Rinaudo, Vitale, Bogliacino, Pià, Denis.

Trajner:Reja

Të padisponueshëm: Iezzo, Gianello, Grava, Zalayeta, Gargano, Mannini

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›