Fukushima goditet nga stuhi tropikale

Vetëm disa ditë më parë, operatori i impiantit pranoi se nuk ishte i përgatitur për mot të ashpër.
Shira të dendur dhe erëra të forta po godasin veri-lindjen e Japonisë, e cila është shkatërruar nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit 2011.
Në Japoni është prezent frika se më shumë materiale radioaktive nga impianti bërthamor i Fukushimas mund të derdhen në tokë dhe det.
Ndërkohë, agjencia meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar edhe për dherrëshqitje dhe përmbytje.
Tajfuni Songda është dobësuar duke u kthyer në stuhi tropikale në jug-perëndim të Japonisë të dielën e vonë, por erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm kanë vazhduar mbi veri-lindjen e vendit./Start/F. P/
2011-05-30 16:50