Sot 1 Maji, në Tiranë protesta para kryeministrisë
TIRANE- Në ditën botërore të punëtorëve, Konfederata e sindikatave, minatorë dhe të rinj po protestojnë aktualisht para godinës së kryeministrisë për më shumë të drejta.
Një përfaqësues i konfederatës ndërsa mbajti fjalën shprehu shqetësimin për shkarkimet nga administrata të punonjësve me përvojë dhe eksperiencë. Ndërsa Kol Nikolla kreu i konfederatës së sindikatave shprehu shqetësimin se varfëria dhe papunësia tek shtresat në nevojë është alarmante.
Nga ana tjetër protesta e minatorëve nisi ministria e Punës, për t’u ndalur tek Kryeministria. Minatorët mbajnë në duar parulla kundër qeverisë dhe për statusin e minatorit.
Dje kreu i sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë "për të drejtat e tyre që nuk mbrohen duke ndenjur në Shqipëri por duke u përballur me realitetin”
Të rinj të lëvizjes “Universiteti në Rrezik”, u kanë bërë thirrje dje bashkëmoshatarëve të tyre që sot të dalin në shesh për të protestuar. “Për të kërkuar së bashku me minatorët, metalurgët, punëtorët e tjerë e të papunët, disa të drejta që lidhen me zhvillimin e arsimit publik: e drejta për arsim publik falas e cilësor si dhe rikonceptimin e vetë arsimit publik. Për të kërkuar rritjen e cilësisë në universitetet publike përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe cilësisë akademike; krijimin e mundësive për promovimin dhe zhvillimin e kapaciteteve dhe njohurive të fituara gjatë studimeve.” - thuhej dje në një njoftim të kësaj lëvizjeje rinore.
INCIDENTI, PROTESTUESIT I BIE GJENDJE TE FIKTI
Gjatë protestës një i moshuar, protestues ka rënë gjendje të fikti, për shkak të temperaturave të larta të ditës së sotme. Menjëherë një ambulancë ka bërë të mundur transportnim e tij drejt spitalit për ti dhënë ndihmën e shpejtë.
(sg/shqiptarja.com)