E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 Maji, sindikatat protestojnë të ndara

TIRANE - Dita Botërore e Punëtorevë ndan sindikatat në vend. Dy grupimet më të mëdha sindikale në vend ajo e Konfedertatës së Sindikatave dhe Sindikata e Minatorëve kanë protestuar të ndara në bulevardin kryesor të Tiranës, para kryeministrisë.
Para kryeministrisë ka protestuar fillimisht Konfederata e Sindikatave dhe kur sheshi është liruar vendin e ka zënë sindikata e Minatorëve.
Protesta e Konfederatës së Sindikatave para kryeministrisë nisi në orën 10.00 sikurse dhe ishte parashikuar.
Një përfaqësues i konfederatës ndërsa mbajti fjalën shprehu shqetësimin për shkarkimet nga administrata të punonjësve me përvojë dhe eksperiencë. Ndërsa Kol Nikolla kreu i konfederatës së sindikatave shprehu shqetësimin se varfëria dhe papunësia tek shtresat në nevojë është alarmante.

Nga ana tjetër protesta e minatorëve nisi në orën 10.00 nga ministria e Punës, për t’u ndalur në vendin e lënë bosh tashmë para tek Kryeministrisë. Minatorët mbanin në duar parulla kundër qeverisë dhe për statusin e minatorit. Kreu I Sindikatës së Minatorëve Fiqiri Xibri akuzoi qeverinë se për interesa mafioze dhe përfitimi po shkurton jetën e minatorëve që s’kanë asnjeë garanci në thellësitë e nëntokës.

INCIDENTI, PROTESTUESIT I BIE GJENDJE TE FIKTI
Gjatë protestës një i moshuar, protestues ka rënë gjendje të fikti, për shkak të temperaturave të larta të ditës së sotme. Menjëherë një ambulancë ka bërë të mundur transportnim e tij drejt spitalit për ti dhënë ndihmën e shpejtë.

(ns/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›