Sot Dinamo-Partizani
Luhen kete fundjave ndeshjet e javes se tete te kategorise superiore. Kater duele luhen te shtunen e kater te dielen. Derbi Dinamo- Partizani eshte takimi me pikant i se shtunes e do te arbitrohet nga Taullau, ndeshjet e tjera jane Elbasani- Lushnja qe i besohet Jarecit, Shkumbini-Tirana qe do te gjykohet nga Çekaj dhe Teuta -Flamurtari me arbiter kryesor Pezen.Te dielen luhen Bylis Apolonia e Besa Vllaznia, ndeshje qe arbitrohen respektivisht nga Latifi dhe Pashaj.
Flasim per kryendeshjen e javes, Derbin e kryeqytetit Dinamo -Partizani qe karakterizohet nga nje situate aspak normale per sa i perket te kuqve. Ata ndodhen ne fundin e tabeles e shfaqen te tjetersuar krahasuar me perballjen e fundit mes paleve.
Nese ne fund te kampionatit te kaluar te kuqte luanin nje finale, tashme me ate qe kane treguar ne shtate jave rrezikojne edhe qendrimin ne superiore.