E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani rigjen formacionin fillestar

Erjon Bogdani duket se gradualisht po fiton besimin e trajnerit te Kievos Lakini i cili pritet qe ta aktivizoje qe nga minuta e pare kete jave ne transferten ndaj Kaljarit. Ndeshja do te luhet te dielen ne oren 15.00 e sipas disa prej mediave italiane sulmuesi i kombetares shqiptare do te jete qe nga fillimi ne fushe.
Disa jave me pare ne Katania Bogdanin e pengoi traversa te shenonte e me pas tregoi forme te kenaqshme me perfaqesuesen ne dy ndeshjet e luajtura ne Hungari e Portugali. Problemet ne shpine e lane jashte ne ndeshjen me Atalanten por duket se tashme Bomberi ka rigjetur formen, ai ka shenuar ne ndeshjen testuese te nje dite me pare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›