Sot Dita Botërore e Veterinarisë, në fokus roli i veterinerëve në shëndetin publik

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Me rastin e Ditës Botërore të Veterinarisë, e cila përkujtohet më 25 prill, këtë vit vëmendja i kushtohet temës “Veterinerët: Mbrojtësit e Ushqimit dhe Shëndetit Publik”.
Tema vë në pah rolin jetik të mjekut veterinar në mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe të njerëzve, si dhe në garantimin e sigurisë ushqimore.
Sipas Mjekësisë Veterinare Shqiptare, mjeku veterinar është profesionisti kyç në parandalimin e sëmundjeve zoonotike, luftën kundër rezistencës antimikrobike dhe sigurimin e ushqimeve me origjinë shtazore të sigurta për konsum.
Nga ferma deri në tryezën e konsumatorit, veterinerët mbeten një shtyllë themelore në ruajtjen e shëndetit publik dhe sigurisë ushqimore.
/e.xh/a.f/r.e/