Sot Kongresi i PS-së

Kongresi i PS-së do të miratojë sot një rezolutë për situatën politike dhe ekonomike në vend, ku njëherësh do të shprehet mbështetja për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Sipas rendit të ditës së Kongresit, i cili është shkruar edhe në ftesat e shpërndara, do të niset me një fjalim të kryetarit të partisë, Edi Rama. Më pas diskutimet do të përqendrohet në temën: "Kriza e demokracisë dhe ekonomisë, roli i PS-së në zgjidhjen e saj". Më tej do të vijohet me diskutimet për ndryshimet në statutin e partisë. Para votimit të dokumentit përfundimtar, do të dëgjohen edhe propozimet e delegatëve nga salla, të cilët janë të lirë të paraqesin edhe me shkrim idetë e tyre.