E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takohet me Nanon në Vjenë

Kryeministri Sali Berisha dhe Fatos Nano takohen në Vjenë të Austrisë dhe bashkëbisedojnë në ambientet e Hotel "Grand". Takimi i Berishës dhe Nanos është realizuar nga gazetari i njohur Blendi Fevziu, i cili gjithashtu ka qenë i pranishëm në këtë takim. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në OSBE, Gilbert Galanxhi. Berisha dhe Nano kanë qëndruar disa minuta së bashku në një takim kokë më kokë. Dy politikanë shqiptarë kanë darkuar në restorantin e një prej hoteleve më luksoze të Evropës. Ora News ka transmetuar ekskluzivisht edhe fotot e takimit. Dy politikanët duken të qeshur duke dakuar, të veshur cashuell.
Takimi i kryeministrit Berisha me ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano është zhvilluar vetëm 24 orë para mbajtjes së kongresit të Partisë Socialiste.
Për herë të parë dy politikane janë takuar për herë të parë pas shumë vitesh,2002 si edhe më pas në momente të veshtira të politikës shqiptare.
Kryeministri Berisha ndodhej në Vjenë për shkak se nuk mund të fluturonte drejt Tiranës, si pasojë e bllokimit të trafikut ajror në Europë nga reja vullkanike.

Ndërkohë që kryeministri Berisha, së bashku me delegacionin që e shoqëron, do të niset herët mëngjesin e ditës së nesërme, në orën 06:00, drejt Shqipërisë, në rrugë tokësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›