E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në hapjen e fushatës elektorale të partisë së koalicionit qeverisës, Partisë Agrare Ambientaliste. Në fjalën përshëndetëse drejtuar pjesëmarrÃ

Sot, Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në hapjen e fushatës elektorale të partisë së koalicionit qeverisës, Partisë Agrare Ambientaliste. Në fjalën përshëndetëse drejtuar pjesëmarrësve, Kryeministri Berisha u shpreh:

"Në këtë tubim madhështor dëshiroj t'ju përcjell përshëndetjet më të zjarrta të Partisë Demokratike, të qeverisë së koalicionit, të koalicionit të fitores së zgjedhjeve të 18 shkurtit. Unë dua tu shpreh krenarinë time të madhe për mbështetjen tuaj, kontributin tuaj, rolin e pazëvendësueshëm që ju luani dhe do të luani në jetën politike të Shqipërisë. Parimet e mëdha që ju mbrojnë janë parimet jetësore të një shoqërie dhe një vendi. Idealet për të cilat ju luftoni janë idealet fisnike, të cilat synojnë të harmonizojnë zhvillimin e mjedisit, zhvillimin e shëndetit, zhvillimin e shëndetit të qytetarëve, fëmijëve të tyre, shoqërisë në tërësi, me zhvillimin ekonomik, industrial të vendit.

Unë vij sot këtu për të garantuar se këto parime, të cilat janë shtylla themelore për një qeverisje të denje e popullore, të cilat janë shtylla themelore për një shoqëri të lirë, janë njëkohësisht edhe parimet e mia, janë edhe parimet e qeverisë që unë kryesoj dhe tu garantoj ju se së bashku me zotin Xhuveli dhe drejtuesit tuaj, të punojmë me përkushtim të madh që mjedisi ku jetojnë fëmijët tanë, mjedisi ku jetojmë ne, ta zhvillojmë çdo ditë e më shumë, ta bëjmë çdo ditë e më të sigurtë, më të shëndetshëm. Mjedisi është jeta dhe asgjë nuk ka më të rëndësishme e më kryesore sesa kjo. Ndaj le të vazhdojmë së bashku për të shndërruar programin e qeverisë që unë kryesoj në programin e partisë suaj dhe në projekte konkrete nga Konispoli në Vermosh, nga qendra e Tiranës, në qendër të çdo qyteti. Asnjë vend tjetër nuk ka më shumë nevojë ta dëgjojë zërin tuaj se sa Shqipëria, asnjë vend tjetër nuk ka më nevojë të mbrojë parimet që ju mbroni se sa Shqipëria.
Zoti Xhuveli në fjalën e tij theksoi se sipërfaqja e frymëmarrjes së qyteteve tona është tre katër herë më e vogël se sa në qytetet e tjera të Evropës dhe në Tiranë shumë herë më e vogël, se sa në metropolet evropiane, çka do të thotë se shëndeti i fëmijëve të Tiranës i qytetarëve të qyteteve tona dhe të fëmijëve tyre, është disa herë më i kërcënuar se qyteteve të tjera të Evropës. Por nga ana tjetër në rast se sipërfaqet e gjelbra, i pushtoi betoni në mënyrën më të pamëshirë, nuk është vetëm kjo, ajo ku ne duhet të ndalemi, por ndotja e ajrit , nga ndotësit e ndërtimeve, karburanteve është më e larta dhe ne nuk do të pajtohemi në mënyrë absolute me të.

Unë dua tu garantoj ju , tu garantoj të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të partisë suaj ne të të katërt anët e Shqipërisë se qeveria do të marr çdo vendim, do të zbatojë çdo projekt për të zbatuar programin e partisë tuaj, për të bërë mjedisin shqiptar më të shëndetshëm, më të mbrojtur, më të sigurtë, më të zhvilluar.

Ne do të mbrojmë me planet tona urbanistike të gjitha standardet evropiane të mbrojtjes së mjedisit. Ne nuk do të ngurojmë të marrim çdo vendim pavarësisht nga çmimi, për të ulur në mënyrë drastike ndotësit e ajrit në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë. Ne do të bëjmë të gjitha investimet për të rritur sipërfaqet e gjelbëruara. Ne nuk ngurojmë dhe nuk dekurajohemi pavarësisht nga gjendja në të cilën ndodhen disa sektorë. Unë do tu jap ju vetëm një shembull. Një vit më parë ne kemi inauguruar impiantin e parë në Shqipëri të përpunimit të ujërave të zeza dhe do të mobilizojmë të gjitha forcat që pas kanalizimeve dhe pastrimit të ujërave në Tiranë, të vazhdojnë në mbarë vendin. Pra dua tu siguroj, ju këtu dhe të gjitha mbështetësit tuaj se qeveria mbështet fuqishëm programin tuaj, e konsideron atë parësor për qenien në qeveri dhe një qeverisje që në epiqendër vendos qytetarin, jetën e tij , fëmijët e tij, mjedisin e tij.

Le të vazhdojmë së bashku. Kjo është ftesa jonë në mënyrë që ne të konsolidojmë çdo ditë e më shumë fytyrën njerëzore të qeverisjes.

Në vitin 2006 ne shënuam rritjen më të madhe të pagave dhe pensioneve për qytetarët shqiptarë,uljen më të madhe të taksave për biznesmenët shqiptarë, investimet më të mëdah publike. Investimet nga viti 2005 deri në vitin 2007 mbidyfishohen. Rritet më shumë se dy herë granti për qeverisjen vendore. Ne jemi të vendosur të lehtësojme kushtet për biznesin në tërësi dhe agrobiznesin në veçanti.

Ne iu dhamë mundësi fermerëve shqiptarë të shesin më shumë se në këto 15 vite, produktet e tyre të mrekullueshme në tregun shqiptar. Vitin tjetër do të kemi mundësi me të medha. Ne do të nxisim vreshtat dhe do mbrojmë ullirin si dhe do të nxisim prodhimin e tij. Ne jemi të angazhuar me projekte të mëdha infrastrukturore. Qeveria jonë gjatë tre muajve të fundit të vitit që shkoi dhe gjatë tre muajve të parë të këtij viti kontraton dhe nis vepra publike në rrjetin rrugor më shumë se në 50 vitet e fundit të marra së bashku. Vepra të mëdha energjetike, vepra të mëdha turistike, miliarda euro janë investimet private dhe publike të cilat do të paraprijnë në vitet që vinë.

Të vazhdojmë së bashku , që ta shndërrojmë 18 shkurtin në një ditë fitoreje për çdo shqiptar. Të punojmë së bashku për zgjedhje të lira dh të ndershme. Gjithashtu dua tu garantoj se kandidatët tuaj në bashkitë do të kenë mbështetjen e plotë dhe totale, të partisë demokratike dhe të gjithë aleatëve të saj."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›