E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, Kryeministri Berisha mirëpriti në një takim Drejtorin për Europën Qendrore në Departamentin e Shtetit, Christopher Hoh. E pranishme në takim ishte dhe ambasadoria amerikane Marsi Ries.

Sot, Kryeministri Berisha mirëpriti në një takim Drejtorin për Europën Qendrore në Departamentin e Shtetit, Christopher Hoh. E pranishme në takim ishte dhe ambasadoria amerikane Marsi Ries.

Të dy palët vlerësuan nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat, ndërsa ndanë të njëtin vullnet për nxitjen dhe forcimin e këtij bashkëpunimi dhe në të ardhmen.

Kryeministri Berisha dhe Drejtori për Europën Qendrore në Departamentin e Shtetit, zoti Hoh, diskutuan për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në të gjitha fushat, në funksion të përmbushjes së standardeve për integrimin euroatlantik të vendit, zhvillimin e tij, si dhe për përgatitjet për zgjedhjet vendore dhe realizimin e tyre sipas standardeve ndërkombëtare. Kryeministri Berisha shprehu angazhimin e plotë të qeverisë për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kryeministri Berisha e njohu zotin Hoh me rezultatet konkrete të reformave të ndërmarra nga qeveria, veçanërisht në luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu, Kryeministri vuri në dukje nismat për lehtësimin dhe mbështetjen e biznesit, politikat e ndjekura për uljen e taksave, thjeshtimin e procedurave administrative për biznesin, reduktimin e shpenzimeve administrative, etj. Në këtë kontekst, Kryeministri u ndal dhe në nismën "Shqipëria një euro", e cila synon ta bëjë Shqipërinë një vend tërheqës për investimet.

Drejtori për Europën Qendrore në Departamentin e Shtetit, Christopher Hoh inkurajoi qeverinë shqiptare në reformat e ndërmarra, veçanërisht në luftën kundër krimit e korrupsionit, si dhe shprehu mbështetjen e qeverisë amerikane me projekte konkrete për zhvillimin e vendit, përmes programit Sfida e Mijëvjeçarit.

Gjithashtu, zoti Hoh siguroi mbështetjen amerikane në të gjitha proceset dhe hapat për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në NATO.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›