E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot MBYLLET censusi, dyshimet mbeten

Share

Sot mbyllet procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave. Agjencia Reuters i ka kushtuar një hapësirë të veccantë censusit në Shqipëri, duke marrë si shembull fshatin Shëngjergj në Korccë, ku banorët deklarohen si grekë, edhe pse kanë emra myslimanë. Kreshnik Spahiu, udhëheqësi jozyrtar i Aleancës Kuq e Zi, i ka deklaruar Reuters-it, se rezultatet e censusit, në mënyrën sesi po zhvillohet mund të trondisin themelet e modelit të mirë shqiptar të tolerancës etnike e fetare. Reuters-i raporton se anëtarët e Aleancës Kuqezi shpalosën javën e kaluar një flamur gjigand të asaj që ata e quajtën Shqipëria Etnike e 1912-ës, pra të Shqipërisë ende të papërcaktuar nga kufijtë e dizenjuar prej Fuqive të Mëdha. Me këtë rast ata bënë thirrje që shqiptarët të bojkotojnë pyetjen për etninë, në mënyrë që llogaritja e saj të bëhet e pavlefshme. Unë besoj se ky census ka si qëllim fundor kthimin e Shqipërisë në një Liban të dytë, i deklaroi Reuters-it Pëllumb Xhufi, një historian që përkrah Aleancën Kuqezi, dhe ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Ndërkohë, dyshime të forta ka edhe mbi profesionalitetin e atyre që intervistuan shqiptarët. Ka pasur shumë raportime nga persona që thonë se asnjë regjistrues nuk u ka trokitur në banesë. Të tjerë flasin për regjistrues që dalin vetëm paraditeve, kurse pasdite kur njerëzit kthehen nga punët, ato nuk dalin më. Po ashtu ka pasur shqetësime se formularët plotësohen nëpër kafene apo në dyqane. Në media janë raportuar edhe rastet e plotësimit të formularit me laps. Analisti Eduard Zaloshnja thotë se fotografia fetare e censusit do jetë e deformuar. Po të vazhdojë kështu censusi, gjasat janë që fotografia fetare e popullsisë së Shqipërisë së sotme të dalë e ngjashme me atë të vitit 1938 (kur është pyetur për herë të fundit rreth fesë), pasi shumica do të deklarojnë fenë e gjyshërve, jo besimin/mosbesimin e tyre aktual. Në qoftë se pyetja rreth përkatësisë fetare do të shkallëzohej në mënyrë korrekte në praktikë, mund të rezultonte se rreth 60% e shtetasve shqiptarë janë thjesht deistë – pra, që besojnë në ekzistencën e një qenie të gjithfuqishme abstrakte, e cila nuk ka patur ndonjëherë mëkëmbës të saj në këtë botë. Ndërkohë, nja 10% e shtetasve shqiptarë mund të rezultonin ateistë dhe vetëm 30%, me gjasa, do të rezultonin si besimtarë të njërit prej besimeve fetare që janë aktualisht aktivë në Shqipëri, shkruan Zaloshnja.

Ju të nderuar lexues, a keni pasur shqetësime të tilla dhe a mendoni se panorama që do sjellë censusi do jetë e plotë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›