E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, Skënderbeu kërkon fitoren e pestë radhazi

Në katër takimet e para të javës së pestë në Kategorinë e parë, kanë fituar ekipet vendase. Erzeni fitoi 1-0 me Turbinën, falë golit të Arapit (75'), Lushnja me Sopotin (3-1): gola të Elezit 930'), Celës (86', pen), dhe Boricit (93') për lushnjarët, Hajdari shënoi në të 57' (pen) për Sopotin. Ada arriti fitoren e parë në kampionat duke mposhtur Pogradecin 2-1: golat nga Kreko (43') dhe Goga (60') për Adën, ndërsa Pepa (70') realizoi për Pogradecin. Burreli fitoi në shtëpi me Tepelënën me rezultatin e ngushtë 1-0: gol i Nikës në të 78.
Sot, luhen: Skënderbeu-Laci, Gramshi-Bilishti Sport dhe Besëlidhja-Tomori. Skënderbeu vazhdon të kryesojë me 12 pikë (një ndeshje më pak). Pas korcarëve me nga 10 pikë janë Burreli dhe Lushnja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›