E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare/ Përparim Daiu, trajneri i ri i Besës

Pas dorëheqjes së Hasan Likës dhe mospranimit të detyrës nga kosovari Rafet Prekazi, mesditen e djeshme, pasi ka kryer nje mbledhje me stafin e tij te ngushte, presidenti i Beses, Nexhat Bizhdili, nuk ka ngurruar te rivotbesoje Perparim Daiun ne krye te stolit verdhezi. "Eksperienca qe ai fitoi nga kampionati i kaluar dhe drejtimi me profesionalizem i skuadres qe ne ndeshjen e pare si trajner, ne transferten me Apolonine, ku ne siguruam trepikeshin e pare, me kane bindur se kandidatura e Perparim Daiut eshte me e mira e momentit, gjithnje duke iu referuar specialisteve vendas", ka pohuar Bizhdili. Mes disa kandidaturave per detyren e ndihmestrajnerit, Bizhdili ka zgjedhur 30-vjecarin Bledar Sinella.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›