Sot Topi i Artë, kush fituesi?

Në ceremoninë zyrtare që do të mbahet sot në Zurich të Zvicrës do të mësohet emri i lojtarit më të mirë në botë. Gara do të jetë mes 3 yjeve, Lionel Messit, Cristiano Ronaldos dhe Andres Iniestës.
Favorit absolut është ylli i Barcelonës, Lionel Messi i cili në vitin që lam pas ishte protagonisti kryesor në botë me shumë gola të shënuara e rekorde të thyera.
Nëse Messi fiton sot Topin e Artë do të bëhet futbollisti i parë në botë që ka 4 Topa të Artë të fituara, gjë që do të përbënte një rekord të ri në futboll.
Sot do të mësohet edhe emri i trajnerit më të mirë të vitit ku favorit është Vicente Del Bosque si dhe i skuadrës më të mirë të vitit. Ceremonia fillon në orën 18:30./Indeksonline/