Sot, afati i dytë i provimit të maturës

Rreth 11 mijë maturantë që nuk e kanë kaluar provimin shtetëror të maturës në afatin e parë, do të hyjnë sot në pjesën e parë të testit, ndërsa më 7 shtator në pjesën e dytë.
Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, tha për Radio Kosovën, se janë bërë të gjitha përgatitjet që ky test të mbahet në përputhje me planifikimin e bërë. /Indeksonline/