E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot ceremonia për Gani Malushin, do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve

Dhjetë vite pas rënies në krye të detyrës, ish-komisari i policisë, Gani Malushi do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve. Ceremonia do të organizohet sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Trupi i tij u zhvarros një ditë më parë nga varrezat e Sharrës për të zënë vendin pranë dëshmorëve të tjerë të kombit.

Gjatë karrierës së tij në strukturat e Policisë së Shtetit ka kryer detyra të ndryshme si: Punonjës policie, Komandant toge, Komandant reparti, Shef Rendi, Shef Komisariati si në Berat, Rinas, Tropojë, Librazhd, Krujë, Shef Policie dhe Zv/Drejtor në Berat, Drejtor Policie në Kukës.

Nga data 16.04.2003 ka kryer detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Krujë dhe më 6 gusht 2003 u plagos rëndë në krye të detyrës e për pasojë vdiq një ditë më vonë.

Më datë 09 janar 2003, Presidenti i atëhershëm i Republikës, Alfred Moisiu, i ka akorduar Gani Jaçe Malushi, Medaljen e Mirënjohjes me motivacionin “Për organizim e drejtim cilësor të punës, për profesionalizëm dhe përkushtim në kryerjen e detyrës.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›