Sot dasma e shekullit, ja detajet e martesës së William dhe Kate

Sot është dita e madhe për princin William dhe Kate Midleton. Princi dhe vajza bukuroshe do ti betohen njëri tjetrit për dashurinë të përjetshme në kishën Westminster përballë 1900 të ftuarve dhe të paktën 2 miliard telespektatorëve, në të katër anët e globit. Dasma mbretërore cilësohet si një nga eventet mediatike të shekullit të ri, 8000 janë gazetarë, fotografë, kameramanë, për atë që përcaktohet si martesa e shekullit, të cilët me padurim presin të regjistrojnë buzeqeshjen dhe për më tepër, veshjen e nuses.
Sot autoritetet e kanë shpallur ditë pushimi. Që në orën 6:00 policia ka mbyllur rrugët për në qendër të Londrës. Në orën 8:15 deri 9:45 kanë mbërritur të ftuarit e parë në kishë. Ndërsa në 9:50 mbërrijnë personat vip: guvernatorët, kryeministrat e vendeve të Commonwealth, trupat diplomatike dhe të ftuarit e tejrë të nderit.
10:10 - William e Harry largohen nga Clarence House dhe mbërriijnë në kishë rreth orës 10:15. Në orën 10:20 –mbërrijnë në kishë, anëtarët e familjeve mbreterore të huaja.
Në 10:20 – e ëma e nuses, Carole Middleton dhe i biri James , nisen nga Goring Hotel dhe mbërrijnë në kishë në 10:27.
në 10:30 mbërrijnë familjet mbreterore më pak të rëndëishsme, kushërinjtë Kent e Gloucester, mbesa Zara me të fejuarin, kampion i regbit. .
në 10:40 – mbërrijnë fëmijët e mbreterehses, princesha Anna dhe bashkëhsorti Timothy Laurence, princi Andrea me të bijat Eugenia e Beatrice, dhe Edoardo ,konti i Wessex me bashkëhsorten.
10:38 – princi Carls dhe bashkëshorjt a etij Camilla largohen nga clarence House dhe drejtohen pëër në kishë ku mbërrijnë në 10.42.
10:45 – interepretohet muzike me trombe për mbretereshen dhe princin filip.
10:51 – motra e Kate, Philippa ose (Pippa), dhe shoqëruesit e tjerë të nuses e të dhëndërrit mbërrijnë në kishë të ardhur nga hotel Goring Hotel.
10:55 - Kate, e shoqëruar nga babai, Michael Middleton, largohet nga Goring hotel dhe niset për në kishë.
11:00 – është ora kur kate mbërirn në kishë dhe nis ceremonia e drejtuar nga peshkopi i londrës.
12:15 – përfaqësuesit mbreterorë largohen nga kisha.
12:30 – të sapomartuarit shkojnë në pallatin buckignam ku zhvillohet dhe fotografia zyrtare nga Hugo Burnand.
13:25 – mbreteresha , të sapomartuarit dhe familjet e tyre, shfaqen për 10 minuta në pallatin e Buckingham Palace dhe aty jepet edhe puthja e ciftit.
Pasditja parashikon, banket dhe shampanjë të ofruara nga mbreteresha për 650 të ftuar, më pas festë nga Middleton në hotel per te ftuarit e tyre, pritje në Lancaster House ofruar nga Foreign Office per diplomatët e huaj.
Gjatë pasdites mbreteresha transferohet në Windsor, për ti lënë hapësirë të rinjve të festojnë. Në orën 19:00, nis darka për 300 të ftuar, ofruar nga princi Charles, bisedime dhe kërcime në pallatin e transformuar në diskotekë.
Për William, Kate-in, Harry dhe Pippa-n, dhe miqtë e tyre, duket se nuk ka limite, pasi Buchingham Palace tha se festa le të mbarojë, kur të mbarojë.