E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: 8 maji, shans për të treguar standartet

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka deklaruar se zgjedhjet e 8 majit janë një shans për të treguar standartet.

Në një prononcim për mediat pas takimit me kreun e shtetit bamir Topi, ambasadori Wollfarth duke i cilësuar zgjedhjet lokale si shumë të rëndësishme i bëri apel qytetarëve të dalin në votime.
 

“8 maji është shumë e rëndësishme për vendin dhe shqiptarët duhet ta kuptojnë rëndësinë e këtyre zgjedhjeve” theksoi Wollfarth duke i bërë apel qytetarëve të kontribuojnë me votën e tyre në këto zgjedhje.
 

Më tej ambasadori i OSBE-së ka vlerësuar vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhje për të dënuar komisionerët të cilët bllokojnë zgjedhjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›