E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sot derbi i Milanos për superkupën, Milan dhe Inter “betejë” në Riad për trofeun e parë të sezonit

Italia do të ndajë sot trofeun e parë në futboll për këtë vit.

Superkupa do të vendoset në Riad të Arabisë Saudite, në derbin e Milanos i cili luhet në orën 20:00 dhe transmetohet në Tring.

Një duel historik ai mes Milanit dhe Interit që ndonëse nuk ka madheshin e dikurshme sa i takon emrave në fushë, mbetet një ndeshje që tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme globale.

Interi në letër duket favorit, për formën që ka në këtë sezon deri më tani, mirëpo derbi i fituar në fazën e parë të kampionatit nga Milani, tregoi se në një ndeshje të tillë, është e vështirë të bësh parashikime.

Zikaltërit mundën pa shumë problem Atalantën në gjysmëfinale falë një dygolëshi të Dumfries.

Ndërsa Milani kaloi më përmbysje Juventusin në një ndeshje ku pati me vetë edhe episode në favor. Zikaltrit nuk kanë të gatshëm Acerbin dhe Pavard, ndërsa Turam dhe Corrëa do ta nisin nga stoli pasi kanë problem. Në krah të Lautaros në sulm do të jetë Taremi.

Tek kuqezinjtë nuk janë të gatshëm Okafor dhe Cukueze, ndërsa Leao ndonëse i rikuperuar duhet ta nisë nga stoli së bashku me Benaser.

Musah falë provës së mirë ndaj Juventusit e nis si titullar ashtu sikurse titullar do të vazhdoj të jetë edhe i riu Jimenez.

Fituesja e superkupës do të marrë 8 milionë euro ndërsa finalistja 5 milionë euro. Kjo është hera e tretë veç 2011 dhe 2012 që fituesi i superkupës do të vendoset nga derbi i Milanos.

Sa i takon historikes së trofeut, Inter me 8 superkupa në rast se fiton do të barazojë rekordin e Juventusit, ndërsa  Milani fitues ne 7 edicione, në rast suksesi do të kapte Interin./vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›