E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot, duke shënuar ditën e 14-të. Tubimi është njoftuar të nisë në orën 14:00.

Ndërkohë, në Rrugën e Durrësit, disa biznese kanë nisur të mbyllin qepenat, raporton gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi.

Dje u zhvillua një protestë realativisht e qetë, ku nuk pati përplasje të forta mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›